LAJMI I FUNDIT:

Thënie të Georg Wilhelm Friedrich Hegelit: Heronjtë dalin në skenë veç në shoqëritë e paqytetëruara!

Thënie të Georg Wilhelm Friedrich Hegelit: Heronjtë dalin në skenë veç në shoqëritë e paqytetëruara!

• Mësojmë nga historia se nuk mësojmë nga historia!

• Asgjë e madhe në këtë botë nuk është arritur pa pasion!


• Gjithçka që është e arsyeshme është e vërtetë, dhe çdo gjë që është e vërtetë është e arsyeshme!

• Tragjeditë e vërteta në botë nuk janë konflikte midis të drejtës dhe të gabuarës. Ato janë konflikte mes dy të drejtave!

• Nxënësi gjithmonë fillon duke gjetur faj, por dijetari i sheh meritat pozitive në gjithçka!

• Arsimi është arti i bërjes së njeriut etik!

• Historia e botës nuk është gjë tjetër veçse përparimi i ndërgjegjes së lirisë!

• Ideja është gjithmonë përgjithësim dhe përgjithësimi është pronë e të menduarit. Të përgjithësosh do të thotë të mendosh!

• Mirësia në vetvete mund të arrijë pak kundër pushtetit të natyrës!

• Kafshët janë në zotërim të vetes; shpirti i tyre është në zotërim të trupit të tyre. Por, ato nuk kanë të drejta ndaj jetës së tyre, sepse nuk e duan atë!

• Unë nuk jam i shëmtuar, por bukuria ime është një krijim i tërë!

• Sapo shteti të jetë themeluar, nuk mund të ketë më heronj. Ata dalin në skenë veç në shoqëritë e paqytetëruara!

• Sa më i ndershëm në lutjet, aq më hyjnor në dashuri!

• Njeriu nuk është gjë tjetër pos radhitja e veprimeve që bën!

• Historia botërore është oborri i gjykimit!

• Nuk duhet të jemi këpucarë për të ditur nëse këpucët tona përshtaten, ashtu kemi pak nevojë të jemi profesionistë për të pasë njohuri për çështjet me interes të përgjithshëm!

• Pak gjëra shihen në dritë të pastër, njëjtë si në errësirë!

• Është bërë gjë zakonshme në histori për të lejuar që efektet e mëdha të lindin nga shkaqet e vogla!

• Janë dy lloje ligjesh: ligji i natyrës dhe ligji i së drejtës!

• Asnjë akt i hakmarrjes nuk është i justifikuar!

• Raportet mes shteteve varen nga traditat e popujve!

Në trend Kultura

Më shumë
Ali Pasha donte marrëdhënie diplomatike e tregtare edhe me Amerikën e largët!

Ali Pasha donte marrëdhënie diplomatike e tregtare edhe me Amerikën e largët!

Kulture
Binjaket magjepsëse dhe shkrimtarët e famshëm

Binjaket magjepsëse dhe shkrimtarët e famshëm

Kulture
Karnavalet, origjina dhe domethënia

Karnavalet, origjina dhe domethënia

Kulture
EZRA POUND

EZRA POUND

Poezi
Biznesi i filmave ... mbaroi!

Biznesi i filmave ... mbaroi!

Kulture
VDES NGADALË

VDES NGADALË

Poezi
Kalo në kategori