LAJMI I FUNDIT:

Thënie nga Franz Kafka: Historia e njerëzimit është një çast mes dy hapave të një shtegtari

Thënie nga Franz Kafka: Historia e njerëzimit është një çast mes dy hapave të një shtegtari

• Ai që s’di të gënjejë, mendon se të gjithë thonë të vërtetën.

• Një libër duhet të jetë një kazmë që të çajë detin e ngrirë brenda nesh.

• Shenja e parë e të kuptuarit shfaqet me dëshirën për të vdekur.

• Njeriu i torturuar nga djajtë vetjak hakmerret marrëzisht ndaj të tjerëve.

• Pyetjet që nuk marrin përgjigje që në lindje, nuk do të marrin përgjigje kurrë.

• Prindërit që presin mirënjohje nga të bijtë janë si fajdexhinjtë që rrezikojnë qëllimisht paratë e tyre në mënyrë që të arkëtojnë interesat.

• Frika ime është esenca ime dhe ndoshta pjesa ime më e mirë.

• Është e vështirë të thuhet e vërteta, sepse përnjëmend ekziston vetëm një e tillë, por ajo është e gjallë dhe zotëron gjithashtu një fytyrë të gjallë e të paqëndrueshme.

• E keqja e njeh të mirën, por e mira nuk e njeh të keqen.

• Nuk mund të jetë kurrë e vogël dhurata që jepet me dashuri.

• Dashuria nuk është problemi, si nuk është problemi makina: problemet i kanë shoferi, pasagjerët dhe rruga.

• Historia e njerëzimit është një çast mes dy hapave të një shtegtari. /EO/