LAJMI I FUNDIT:

Thënie koreane: Zogu që shumë këndon, nuk di të bëjë çerdhe!

Thënie koreane: Zogu që shumë këndon, nuk di të bëjë çerdhe!

• Po të humbësh mikun e dashur, do ta kujtosh shtatë vjet, po ta braktisësh atdheun, do ta kujtosh deri në vdekje.

• Dhjetë që gërthasin, përfitojnë më tepër se dhjetë që heshtin.


• Borxhi i gojës paguhet me stomak.

• Shpirti i njeriut si pylli shumë i dendur, nuk kalohet tejpërtej.

• Atë që nuk ta mëson dot nëna, ta mëson bota.

• Atje ku është dashuria e sinqertë, atje është lumturia e vërtetë.

• Kur të dalë fjala, kalëron erën.

• Mos e beso lëvdatën e armikut.

• Zogu që shumë këndon, nuk di të bëjë çerdhe.

• Në botë ka shumë të këqij, por s’ka armik më të keq se miku i keq.

• Aty ku nuk ka tigra, macja e egër e mban veten më të rëndësishme.

• Edhe këngët më të bukura të bezdisin kur dëgjohen shumë herë.

• Dera e shtëpisë e cila ka më shumë bija gjithmonë është e hapur.

• Fati është si zogu në kafaz, kur njëherë e lëshon, më s’do ta zësh.

• Gjuha nuk ka këmbë, mirëpo ngarend me mijëra milje.

• Kur rrëzohet lisi, bie hija.

• Lumi i thellë rrjedh pa zhurmë.

• Lumi njihet duke notuar, e njeriu në bisedë.

• Mendjemadhi mendon se qielli është kapelë e tij.

• Nga gota vuan një ditë, nga këpucët e ngushta një vit, kurse nga gruaja e keqe tërë jetën.

• Mos harroni se dashuria është e zonja që për një natë ta ndërton murin kinez.

• Nëse ke humbur ndonjë gjë, mendo sikur ia ke dhënë ndonjë të varfri.

• Nëse një koprrac i jep ndokujt të holla, i humb gjaku!

• Nëse peshkun e lëshon në enë me ujë, mos mendo se ia ke dhuruar lirinë.

• Në shtëpinë e lumtur edhe domatet rriten sa kungujt.

• Në shtëpinë e përtacit shumohen vetëm ëndrrat.

• Nuk vdes njeriu nga të ecurit, por nga të ndenjurit.

• Njeriu fatkeq, edhe kur bie në pupla, e thyen kokën.

• Njeriu i mendjes ka nevojë për siguri dhe për dinjitet.

• Një “po” e sinqertë, apo një “jo” me vendosmëri, vlejnë më shumë se 100 “nëse” ose 100 “por”.

• Orizin e derdhur mund ta mbledhësh, por fjalët e thëna nuk mund t’i kthesh prapa.

• Për fëmijët tanë gjithmonë kujtojmë se janë më të mirë se të tjerëve; për gruan mendojmë se është më e keqe se e huaja.

• Pikëllimin e të vesë e kupton vetëm vejusha.

• Shko atje ku japin sojë të ëmbël, jo atje ku japin fjalë të ëmbël.

• Tradhtari, shpeshherë, vdes para viktimës së vet.

• Trimit i ndihmojnë yjet. /EkonomiaOnline/