LAJMI I FUNDIT:

Themeluesit e YouTube blejnë faqen Delicious

Themeluesit e YouTube blejnë faqen Delicious

Themeluesit e YouTube e kanë blerë faqen e famshme Delicious, nga Yahoo, e cila poashtu e kishte blerë më herët, por vendosi që mos ta mbajë më.

Dy themeluesit e shërbimit të famshëm të videos, YouTube, Chad Hurley dhe Steve Chen e kanë blerë faqen Delicious, e cila merret me regjistrimin dhe ruajtjen e faqeve të preferuara të internetit.

Delicious ishte konsideruar si faqja më premtuese e erës ueb 2.0, dhe mu për këtë Yahoo kishte vendosur ta blerë atë për një çmim prej 30 milionë dollarësh.

Mirëpo, më pas dukej se Yahoo nuk mund ta zhvillonte atë, prandaj ajo vendosi që ta shesë ose ta mbyll krejt faqen.


Një postim i publikuar në blogun zyrtar të Delicious thotë se Hurley dhe Chan “kanë vendosur që t’i mundësojnë miliona përdoruesve të shkëmbejnë përvojën e tyre të internetit me botën. Ata janë të vendosur që ta përmirësojnë dhe zhvillojnë këtë shërbim edhe më tutje”. / Telegrafi /