LAJMI I FUNDIT:

Themeluesi i Ethereum: Keqpërdorimi i teknologjisë Blockchain është humbje kohe

Themeluesi i Ethereum: Keqpërdorimi i teknologjisë Blockchain është humbje kohe

Themeluesi i kriptovalutës Ethereum, Vitalik Buterin, thotës se keqpërdorimi i teknologjisë Blockchain në disa industri është humbje kohe.

Buterin në një intervistë për Quarz, tha se pavarësisht se ka disa kompani të cilat synojnë të vendosin standarde më të larta në fushën e teknologjisë Blockchain, ai nuk beson se teknologji është e zbatueshme në çdo industri.


“Të gjitha idetë e tjera, qoftë produkte apo mjete identifikimi, kanë nevojë për më shumë kohë për t’u zhvilluar përpara se të japin fryte në shkallë të gjerë. Blockchainet nuk siguron gjërat 100 për qind, veçanërisht në botën reale”, tha Buterin, përcjell Telegrafi.

Ai foli edhe për projektin e IBM për gjurmimin e ushqimit përmes teknologjisë Blockchain, i cili tregon origjinën e tij por hodhi dyshime mbi aftësinë e kompanisë për ta realizuar. /Telegrafi/