LAJMI I FUNDIT:

Thaçi viziton selinë e shoqatës Vatra në SHBA

Thaçi viziton selinë e shoqatës Vatra në SHBA

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka thënë se liria dhe pavarësia e Kosovës, të arriturat e Kosovës, të tërë shqiptarëve, janë të lidhura ngushtë me punën e vyeshme, me guximin dhe me sakrificën e diasporës shqiptare.

Këto komente presidenti Thaçi i ka bërë sot gjatë vizitës në selinë e Vatrës, shoqatës më të vjetër shqiptare, ku u prit nga kryetari i ri i saj, Elmi Berisha.


“Në Nju Jork të SHBA-së isha në selinë e Vatrës, shoqatës më të vjetër shqiptare, ku u prita nga kryetari i ri i saj, Elmi Berisha, dhe nga anëtarët e kësaj shoqate. Pata një bashkëbisedim të përzemërt, miqësor e të hapur me bashkëkombësit. Liria dhe pavarësia e Kosovës, të arriturat e Kosovës, të tërë shqiptarëve janë të lidhura ngushtë me punën e vyeshme, me guximin dhe me sakrificën e diasporës shqiptare”, ka shkruar Thaçi, në një postim në Facebook. /Telegrafi/