LAJMI I FUNDIT:

Thaçi uron Kadaren për titullin “Oficer i Madh i Legjionit”

Thaçi uron Kadaren për titullin “Oficer i Madh i Legjionit”

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka vlerësuar lart ndarjen e titullit “Oficer i Madh i Legjionit” për shkrimtarin Ismail Kadare nga presidenti i Francës Emmanuel Macron, duke thënë se ky është vlerësim i lartë ndërkombëtar për krijimtarinë e jashtëzakonshme të gjeniut të letrave shqipe, që me vite është pretendent për Çmimin Nobel për letërsi.

“Shkrimtarit Ismail Kadare, që me dinjitet e përfaqëson letërsinë shqipe në rang botëror, i shprehim urimet më të sinqerta, ndërsa presidentit Macron falënderim dhe konsideratë të veçantë”, shkruan Thaçi në Facebook.

Shkrimtari shqiptar, Ismail Kadare është vlerësuar nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron me titullin më të lartë shtetëror, “Oficer i Madh i Legjionit të Nderit”.

Promovimi civil i Legjionit të Nderit më 1 janar mbledh 487 njerëz të ndarë midis 395 kalorësve, 73 oficerëve, 13 komandantëve, katër oficerëve të mëdhenj dhe dy kryqeve të mëdha.

Legjioni i Nderit është më i larti i dallimeve kombëtare franceze. Është themeluar nga Napoleon Bonaparte në vitin 1802. Sot, legjioni ka 92,000 anëtarë, të shpërblyer për meritat e tyre të shquara në shërbim të kombit.  /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
PDK voton kryesinë e re - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

PDK voton kryesinë e re - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

Lajme
Pamje nga të shtënat ku nisi konflikti në Prishtinë, ku humbën jetën dy persona

Pamje nga të shtënat ku nisi konflikti në Prishtinë, ku humbën jetën dy persona

Kronika e Zezë
Një derë e re për drejtësi: Si do të mund t'i drejtohen kosovarët Gjykatës së Strasburgut?

Një derë e re për drejtësi: Si do të mund t'i drejtohen kosovarët Gjykatës së Strasburgut?

Drejtësi
Gjendet në një humnerë personi i raportuar si i zhdukur në Prevallë

Gjendet në një humnerë personi i raportuar si i zhdukur në Prevallë

Kronika e Zezë
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Juristat e UP-së të tretët në botë në garën ndërkombëtare për drejtësi

Juristat e UP-së të tretët në botë në garën ndërkombëtare për drejtësi

Arsim
Kalo në kategori