LAJMI I FUNDIT:

Thaçi: Ukshin Hoti mbetet filozofi më politik i lirisë dhe pavarësisë së Kosovës

Thaçi: Ukshin Hoti mbetet filozofi më politik i lirisë dhe pavarësisë së Kosovës

Në vazhdën e rubrikës, “Njerëzit e paharruar”, presidenti Hashim Thaçi ka përkujtuar veprimtarin, Ukshin Hoti.

Ai përmes një shkrimi në Facebook ka shkruar se profesori Ukshin Hoti i përket  intelektualëve të profilit të lartë, një mendimtar i guximshëm që e parashtroi me kohë idenë se vetëm lufta e armatosur e sjell lirinë.


“Që nga takimi im i parë si student me profesorin Ukshin Hoti, që nga leximi i rreshtave të parë të shkrimeve të tij, kam krijuar një përshtypje që jeton deri në ditët e sotme, deri tash kur e kujtoj me shumë respekt dhe krenari. Profesori Ukshin Hoti i përket intelektualëve të profilit të lartë, një mendimtar i guximshëm që e parashtroi me kohë idenë se vetëm lufta e armatosur e sjell lirinë”, thotë Thaçi.

Presidenti thekson se profesori Ukshin Hoti, si askush më mirë se ai, u vu në mbrojtje teorike të kërkesës qendrore të vitit 1981 për Republikën e Kosovës.

“Me kategorinë filozofike të zhvillimit, ai e justifikoi gjerësisht faktin që autonomia e Kosovës ishte e pamjaftueshme për shqiptarët e Kosovës, publikisht para strukturave zyrtare jugosllave”, shprehet Thaçi.

Më tej thotë se Hoti i përket brezit të intelektualëve të burgosur për shkak të bindjeve politike dhe qëndrimeve atdhetare, duke kaluar vite të tëra në burg, e veçanërisht duke përjetuar persekutime çnjerëzore pas burgosjes së dytë.

“Me radhitjen atdhetare, me vijën politike që ndoqi, me edukimin perëndimor, me trashëgiminë intelektuale shkrimore, profesori Ukshin Hoti mbetet filozofi më politik i lirisë dhe pavarësisë së Kosovës”, ka shkruar Thaçi, përcjell Telegrafi.

Në trend Lajme

Më shumë
Zhduket një 28-vjeçare në Ferizaj, familja kërkon ndihmën e policisë dhe qytetarëve për gjetjen e saj

Zhduket një 28-vjeçare në Ferizaj, familja kërkon ndihmën e policisë dhe qytetarëve për gjetjen e saj

Kronika e Zezë
DASH hedh poshtë pretendimet për Escobarin: Nuk është shkarkuar, do të emërohet në një pozitë tjetër sipas rrotacionit

DASH hedh poshtë pretendimet për Escobarin: Nuk është shkarkuar, do të emërohet në një pozitë tjetër sipas rrotacionit

Lajme
Kurti publikon statistikat: Serbia po propagandon për dhunën ndaj serbëve në Kosovë

Kurti publikon statistikat: Serbia po propagandon për dhunën ndaj serbëve në Kosovë

Lajme
Ymeri: Mos pranimi i Kosovës në KiE është dështim i Qeverisë Kurti

Ymeri: Mos pranimi i Kosovës në KiE është dështim i Qeverisë Kurti

Lajme
Iu bë atentat në Bruksel më 28 prill, ndërron jetë Agustin Kaza - dyshohet se u vra për gjakmarrje

Iu bë atentat në Bruksel më 28 prill, ndërron jetë Agustin Kaza - dyshohet se u vra për gjakmarrje

Lajme
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Kalo në kategori