Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, është takuar sot me presidentin e Republikës së Austrisë, Alexander Van der Bellen, në Pallatin Hofburg në Vjenë, me të cilin ka biseduar për thellimin e marrëdhënieve bilaterale, rritjen e bashkëpunimit rajonal dhe intensifikimin e agjendës euro-atlantike për Kosovën.
Presidenti Thaçi e ka uruar presidentin Van der Bellen për zgjedhjen e tij në postin e kreut të shtetit të Austrisë dhe ka shprehur kënaqësinë për marrëdhëniet e shkëlqyera, historikisht, në mes të Kosovës dhe Austrisë.
“Austria ka qenë ndër zërat kryesor përkrahës për Kosovën para luftës, gjatë luftës dhe pas luftës. Sot është ndër investitorët kryesor në Kosovë. Dëshirojmë që bashkëpunimin tonë ta thellojmë edhe më tutje”, u shpreh Thaçi.
Thaçi u shpreh se Kosova po vazhdon me konsolidimin e institucioneve shtetërore, duke vazhduar me reformat në ekonomi, në ndërtim të institucioneve demokratike dhe në sundim të ligjit.
Duke folur për rajonin, presidenti Thaçi u shpreh se Kosova ka marrëdhënie të shkëlqyera me vendet fqinje, derisa me Serbinë është e përfshirë në procesin e dialogut që duhet të sjellë normalizim të plotë të marrëdhënieve, bashkëpunim ndër-fqinjësor dhe pajtim në mes dy shteteve.
Duke folur për BE-në, presidenti Thaçi u shpreh se vonesat e BE-së janë shqetësimi kryesor për Kosovën dhe për tërë vendet e rajonit të Ballkanit Perëndimor.
“Nuk po kërkojmë konfrontim me BE-në, por dialog të sinqertë dhe strategjik, që do të sjellë integrimin sa më të shpejtë të rajonit në BE”, u shpreh presidenti Thaçi.
Nga ana tjetër, presidenti i Austrisë, Alexander Van der Bellen ka thënë se Austria do të vazhdojë mbështetjen për Kosovën./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNikolloski: Shqipëria nuk do të bëhet kurrë anëtare e BE-së
“Ka me pasë shumë akuza, ndoshta edhe arrestime”, Abrashi i LVV-së: Kjo është arma e fundit e opozitës, prokuroria e kapur
Vrasja në Mitrovicë, Policia: Nuk dihet identiteti i të dyshuarit, hetuesit po punojnë në atë drejtim
“Me duart tona”: Romët që u detyruan të pastrojnë krimet e Serbisë në Kosovë
Benjamin: Nuk dihet qartë se kush e financon dezinformimin në Kosovë
Kërkohet prezencë më e madhe e policisë në njëvjetorin e sulmit terrorist në Banjskë
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Rahatoj kamt’ qysh është ma s’miri këtë verë
Secila më e mirë se tjetra
Më të lexuarat
Nikolloski: Shqipëria nuk do të bëhet kurrë anëtare e BE-së
Një nga lojtarët më të mirë në botë në pozitën e tij nuk rinovon - pret Real Madridin për ofertë
“Ka me pasë shumë akuza, ndoshta edhe arrestime”, Abrashi i LVV-së: Kjo është arma e fundit e opozitës, prokuroria e kapur
Ushtarët izraelitë hedhin trupat e pajetë të palestinezëve nga ndërtesa - Izraeli nis hetimet pas publikimit të pamjeve rrëqethëse
Lojtarët e Bayernit të acaruar me një vendim që ka marrë Kompany
Hansi Flick po përgatit një transferim befasues te Barcelona për afatin e janarit