LAJMI I FUNDIT:

Thaçi takon zyrtarët e Departamentit amerikan të Shtetit, flasin për dialogun me Serbinë

Thaçi takon zyrtarët e Departamentit amerikan të Shtetit, flasin për dialogun me Serbinë

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka takuar në New York ushtruesen e detyrës së ndihmëssekretares për Çështje Evropiane, Elisabeth Millard, dhe zëvendësndihmësin e sekretarit amerikan të Shtetit, Hoyt Brian Yee.

Thaçi falënderoi sekretaren Millardin Yeen për mbështetjen e fuqishme dhe marrëdhëniet speciale të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Kosovën.


“Ne jemi të vendosur të punojmë së bashku me SHBA-të, për të konsoliduar pozitën e Kosovës në komunitetin ndërkombëtar, duke forcuar raportet tona strategjike me komunitetin euro-atlantik, duke fituar më shumë njohje dhe anëtarësime në organizata ndërkombëtare”, ka thënë Thaçi gjatë takimit.

Ai tha se Kosova po punon që të përmbush prioritet kryesore qe ndërlidhen me zhvillimin ekonomik, forcimin e sundimit te ligjit, plotësimin e kritereve për anëtarësim ne BE dhe NATO.

Ne takim u diskutua edhe për dialogun për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Thaçi theksoi se përfshirja direkte e SHBA-së në këtë fazë përfundimtare është e domosdoshme për të siguruar një marrëveshje përfundimtare të pranueshme dhe të zbatueshme për të dy palët e cila do të forcoj paqen dhe stabilitetin ne rajon dhe me gjerë. /Telegrafi/