LAJMI I FUNDIT:

Thaçi takon Gjukanoviqin: Kosova dhe Mali i Zi kanë ditur ta ruajnë fqinjësinë e mirë

Thaçi takon Gjukanoviqin: Kosova dhe Mali i Zi kanë ditur ta ruajnë fqinjësinë e mirë

Presidenti i Kosovës dhe Presidenti i Malit të Zi kanë biseduar në Munih për ndikimin pozitiv që do të kishte normalizimi i marrëdhënieve dhe marrëveshja gjithëpërfshirëse mes Kosovës dhe Serbisë në rajonin tonë.

Përmes një statusi në llogarinë e tij në Facebook, Thaçi ka thënë se fqinjësia e mirë është vlerë evropiane dhe Kosova e Mali i Zi përveç që kanë ditur ta ruajnë gjithmonë këtë vlerë, me përkushtim të ndërsjellë kanë arritur edhe ta forcojnë.


“Në margjina të Konferencës së Sigurisë, një takim kisha edhe me Presidentin e Malit të Zi, Milo Gjukanoviq. Fqinjësia e mirë është vlerë evropiane dhe Kosova e Mali i Zi përveç që kanë ditur ta ruajnë gjithmonë këtë vlerë, me përkushtim të ndërsjellë kanë arritur edhe ta forcojnë.

Me presidentin Gjukanoviq diskutuam edhe për ndikimin pozitiv që do të kishte normalizimi i marrëdhënieve dhe marrëveshja gjithëpërfshirëse mes Kosovës dhe Serbisë në rajonin tonë. Tërë vendet e Ballkanit Perëndimor po bëjnë përpjekje që ta lënë pas të kaluarën e hidhur dhe të bashkohen në familjen e madhe evropiane!”, ka shkruar Thaçi.

Në trend Lajme

Më shumë
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Sylejman Selimi dhe Jahir Demaku lirohen nga akuza për krime lufte

Sylejman Selimi dhe Jahir Demaku lirohen nga akuza për krime lufte

Drejtësi
Babai i Vanjës me ankesë të re para Gjykatës Supreme, kërkon që t’i hiqet masa e paraburgimit

Babai i Vanjës me ankesë të re para Gjykatës Supreme, kërkon që t’i hiqet masa e paraburgimit

Gjyqësi
Sindikata e Re e KEK-ut, ajo e Administratës dhe e Trepçës reagojnë ndaj kryetarit të BSPK-së për disa vendime

Sindikata e Re e KEK-ut, ajo e Administratës dhe e Trepçës reagojnë ndaj kryetarit të BSPK-së për disa vendime

Lajme
Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Lajme
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori