LAJMI I FUNDIT:

Thaçi takoi shefin e AKI-së

Thaçi takoi shefin e AKI-së

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka pritur sot në takim drejtorin e Agjencisë Kosovare të Inteligjencës (AKI), Agron Selimaj.

Në takim u vlerësua se siguria mbetet prioriteti numër një në vend dhe AKI-ja do të vazhdojë me implementimin e agjendës shtetërore dhe konsolidues në të mirë të vendit dhe të gjithë qytetarëve.


Presidenti Thaçi dhe drejtori i AKI-së diskutuan edhe për përmbushjen e synimeve afatgjata të shërbimit të inteligjencës kosovare dhe të gjithë mekanizmave të sigurisë, të cilat kërkojnë përkushtim të vazhdueshëm. /Telegrafi/