LAJMI I FUNDIT:

Thaçi takoi kryetaren e KQZ-së dhe drejtorin e Policisë

Thaçi takoi kryetaren e KQZ-së dhe drejtorin e Policisë

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në fillim të fushatës elektorale ka pritur sot në takim kryetaren e KQZ-së, Valdete Dakan, dhe drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Kosovës, Shpend Maxhunin, të cilët kanë treguar për përgatitjet që janë bërë për mbarëvajtjen e procesit elektoral.

Presidenti Thaçi është shprehur i kënaqur me punën që kanë bërë këto dy institucionet, KQZ-ja dhe PK-ja, për t’u siguruar që zgjedhjet e 11 qershorit do të jenë të drejta, të lira dhe demokratike.


“Kosova ka ndërtuar traditë të zgjedhjeve të lira, fer, të drejta dhe demokratike dhe jam i bindur se të tilla do të jenë edhe zgjedhjet e ardhshme”, u shpreh presidenti Thaçi.

“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përvojën dhe profesionalizmin e duhur për të organizuar zgjedhje të standardeve më të larta. Policia e Kosovës ka përgatitjen e duhur për t’u siguruar se çdo gjë do të jetë e qetë dhe paqësore deri në fund të zgjedhjeve”, është shprehur presidenti Thaçi.

Presidenti Thaçi gjithashtu ftoi përsëri të gjithë qytetarët që të marrin pjesë në zgjedhje, si dhe partitë politike i ftoi që të vazhdojnë me gjuhën konstruktive dhe me garën fer dhe të qetë. “Kosova do të dëshmojë edhe një herë pjekurinë politike duke mbajtur zgjedhje të lira, të drejta dhe demokratike”, përfundoi presidenti Thaçi.

Në trend Lajme

Më shumë
Policia dhe ATK me aksion në veri, mbyllin gjashtë njësi të ashtuquajturës

Policia dhe ATK me aksion në veri, mbyllin gjashtë njësi të ashtuquajturës "Banka Postare Kursimore"

Lajme
Rikthehet industria ushtarake, Shqipëria do të prodhojë armë

Rikthehet industria ushtarake, Shqipëria do të prodhojë armë

Lajme
Policia në kërkim të një burri dhe një gruaje nga Prizreni - dyshohen për veprën penale “Shpërdorim i pasurisë së huaj ”

Policia në kërkim të një burri dhe një gruaje nga Prizreni - dyshohen për veprën penale “Shpërdorim i pasurisë së huaj ”

Kronika e Zezë
Uji depërtoi në shtëpitë e tyre - banorët e lagjes

Uji depërtoi në shtëpitë e tyre - banorët e lagjes "Prishtina e Re" tregojnë për pasojat pas reshjeve të shiut

Elfije Boletini
Dy gra u martuan te Bashkia e Tiranës, Malaj: Kundër veprimeve që e tejkalojnë ligjin

Dy gra u martuan te Bashkia e Tiranës, Malaj: Kundër veprimeve që e tejkalojnë ligjin

Lajme
Zyrtarja tjetër e DASH-it në Kosovë, Hovenier: Në fokus çështjet kritike për marrëdhëniet tona

Zyrtarja tjetër e DASH-it në Kosovë, Hovenier: Në fokus çështjet kritike për marrëdhëniet tona

Lajme
Kalo në kategori