LAJMI I FUNDIT:

Thaçi: Shqiptarët të votojnë ose LSDM-në ose PDSH-në

Thaçi: Shqiptarët të votojnë ose LSDM-në ose PDSH-në

Shuhen dyshimet për koalicionime mes shqiptarëve. PDSH-ja, e cila përflitej për bashkëpunime me Besën, sot mohoi këtë.

Në një deklaratë tejet ekspozuese, kreu i PDSH-së, Menduh Thaçi tha se shqiptarët bëjnë mirë nëse e votojnë PDSH-në dhe nëse nuk e bëjnë këtë atëherë më mirë është ta votojnë LSDM-në drejtpërdrejt, e jo përmes partive të tjera siç janë BDI, BESA, të cilat nuk kanë autonomi politike.


Thaçi u shpreh se PDSH-ja nuk është në koalicion me asnjë parti, sepse disa tentime me partitë shqiptare, kanë rezultuar të pasuksesshme. Kreu i PDSH-së Menduh Thaçi komentet i bëri gjatë kuvendit të fundit zgjedhor të degës së Tetovës.

“Kemi provuar, por sigurisht kanë dalë të pasuksesshme bisedimet me disa parti shqiptare. Unë sot mesazhin gjeneral që do ta jap këtu do të jetë, shqiptarët, o LSDM-në o PDSH-në, se po votuam këto partitë e tjera është një votë indirekte andaj më mirë është direkt LSDM-në. BDI, BESA dhe të tjerat janë parti që nuk kanë autonomi politike dhe besoj se këtë herë do ketë një përballje elektorale korrekte te shqiptarët mes LSDM-së dhe PDSH-së- tha Menduh Thaçi. Kryetar i PDSH-së “./alsat/

Në trend Lajme

Më shumë
Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Jehona Hulaj
KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

Politikë
U arrestua për sulm fizik ndaj një vozitëse dhe kanosje ndaj vozitësit tjetër, Policia jep detaje të rastit në Prishtinë

U arrestua për sulm fizik ndaj një vozitëse dhe kanosje ndaj vozitësit tjetër, Policia jep detaje të rastit në Prishtinë

Kronika e Zezë
Fitim Doda ndalohet për vrasjen në tentativë në rrugën 'Haxhi Zeka', prokuroria kërkon paraburgim

Fitim Doda ndalohet për vrasjen në tentativë në rrugën 'Haxhi Zeka', prokuroria kërkon paraburgim

Drejtësi
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

Politikë
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori