LAJMI I FUNDIT:

Thaçi: Raportet tona me Serbinë janë më të mira sesa që paraqiten në opinion

Thaçi: Raportet tona me Serbinë janë më të mira sesa që paraqiten në opinion

Duke radhitur sfidat me të cilat përballet Bashkimi Evropian dhe sukseset që sipas tij i ka arritur Kosova, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka kërkuar në Bruksel që BE-ja të dërgojë më shumë porosi shprese në rajon e jo porosi të lodhjes nga zgjerimi, shkruan sot Koha Ditore.

Presidenti i Kosovës ka paralajmëruar se Kosova do të ratifikojë Marrëveshjen me Malin e Zi, do të nisë punën grupi punues për krijimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, do të marrë vendimin për vazhdimin e mandatit të EULEX-it.


Thaçi, po ashtu, ka thënë se Kosova ka përfunduar të gjitha procedurat për krijimin e Gjykatës Speciale, duke shtuar se “Kosova nuk ka çfarë të fshehë” dhe se “Kosova nuk do të vuajë nga njollat e padrejta nga e kaluara.

Përderisa ka folur për “respekt të ndërsjellë” në raportet me Serbinë, ka thënë se “raportet më të vështira janë ato me Bosnjën e Hercegovinën”. /koha/