LAJMI I FUNDIT:

Thaçi: Qeveria e ardhshme do të drejtohet nga Zaev

Thaçi: Qeveria e ardhshme do të drejtohet nga Zaev

Kryetari i PDSH-së Menduh Thaçi për “Slloboden Peçat” lidhur me ngjarjet e djeshme për shumicën e re parlamentare ka thënë se është një teatër i madh për ata që nuk mund të udhëheqin procesin politik në vend.

“Ky është një tjetër teatër i madh i atyre që realisht nuk kanë fuqi të udhëheqin proceset politike në vend. Aktorët e djeshëm që i pamë në foton me Mickoskin, thjesht ia vendosin zarin Zaevit.


Ndoshta pa e ditur, por ata e bëjnë atë një platformë për rikthimin e tij. Qeveria e ardhshme do të drejtohet nga Zaev. Nuk njoh person tjetër në LSDM me kapacitete më të mëdha se Zaev”, tha Thaçi./Telegrafi/