LAJMI I FUNDIT:

Thaçi priti një delegacion të komunitetit egjiptian

Thaçi priti një delegacion të komunitetit egjiptian

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, sot ka pritur një delegacion të komunitetit egjiptian, të kryesuar nga deputeti Veton Berisha i Partisë Liberale Egjiptiane.

Thaçi e ka uruar komunitetin egjiptian për Javën Egjiptiane, për 24 Qershorin, i cili nga ky vit është zyrtarisht Ditë Memoriale e Egjiptianëve, si dhe për aktivitetet e shumta gjatë javës së kaluar.


“Një prej arriturave më të mëdha të Kosovës është integrimi i komuniteteve në shoqëri”, u shpreh presidenti Thaçi.

Ndërsa, deputeti Veton Berisha theksoi se Republika e Kosovës është shtet i gjithë egjiptianëve që jetojnë këtu dhe të gjithë janë të interesuar që të kontribuojnë sa më shumë që munden.

Presidenti Thaçi i falënderoi pjesëtarët e komunitetit egjiptian për kontributin e vazhdueshëm në shoqërinë tonë. /Telegrafi/