LAJMI I FUNDIT:

Thaçi pranon letër nga presidenti slloven: I dashur Hashim, të uroj suksese

Thaçi pranon letër nga presidenti slloven: I dashur Hashim, të uroj suksese

Presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor, përmes një telegrami e ka uruar Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin.

Në këtë telegram urimi, Pahor ka shprehur bindjen se marrëdhëniet miqësore dhe partneriteti në mes të Republikës së Kosovës dhe Republikës së Sllovenisë do të vazhdojnë të forcohen në të mirë të popujve tanë, duke e ftuar presidentin Thaçi që së shpejti ta vizitojë Slloveninë.


Më poshtë mund ta lexoni letrën e presidentit të Sllovenisë, dërguar sot tek Presidenca e Kosovës.

“Shkëlqesia Juaj, i dashur Hashim,

Më lejo fillimisht të shpreh mirënjohjen time për ftesën bujare për të marrë pjesë në inaugurimin tënd si President i Republikës së Kosovës. Do të ishte një nder dhe kënaqësi e madhe që t’ju bashkohem në këtë moment historik, por më vjen keq të të informoj se e kam të pamundur për të marrë pjesë për shkak të kufizimeve në itinerar.

Dëshiroj të të përgëzoj përzemërsisht për zgjedhjen tënde president dhe të të uroj sukses në kryerjen e detyrave tua të reja. Me këtë rast, dua gjithashtu të shpreh bindjen time të thellë se marrëdhëniet miqësore dhe partneriteti në mes të Republikës së Kosovës dhe Republikës së Sllovenisë do të vazhdojnë të forcohen në të mirë të popujve tanë. Në këtë kontekst, kam kënaqësinë të të ftoj që së shpejti të vish për vizitë në Slloveni.

Sllovenia i kushton vëmendje të veçantë marrëdhënieve me shtetet e Evropës Juglindore dhe ndjek me kujdes të posaçëm përparimin e tyre drejt integrimit evropian. Të siguroj se Kosova mund të vazhdojë të llogarisë në mbështetjen dhe ndihmën e Sllovenisë në këtë drejtim.

Të uroj suksese dhe e pres me kënaqësi bashkëpunimin tonë edhe në të ardhmen.

Ju lutem pranoni, Shkëlqesia Juaj, konsideratat e mia më të larta.

Sinqerisht i Yti,

Borut Pahor

President i Republikës së Sllovenisë”, thuhet në urim.

Në trend Lajme

Më shumë
Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Lajme
Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore

Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore

Lajme
Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Lajme
​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

Lajme
Kosova jashtë KiE, Mujanoviq: BE po çon ujë në ‘mullirin’ e Vuçiqit

Kosova jashtë KiE, Mujanoviq: BE po çon ujë në ‘mullirin’ e Vuçiqit

Lajme
Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit

Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit

Kronika e Zezë
Kalo në kategori