LAJMI I FUNDIT:

Thaçi pranon kredencialet e ambasadorit të ri të Italisë

Thaçi pranon kredencialet e ambasadorit të ri të Italisë

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, gjatë të enjtes ka pranuar kredencialet e ambasadorit të ri të Republikës së Italisë, Nicola Orlando.

Thaçi ka thënë se Italia është një partner strategjik dhe shprehu dëshirën që bashkëpunimi mes Kosovës e Italisë të zgjerohet edhe më shumë.


Presidenti Thaçi uroi ambasadorin Orlando për detyrën e re, kurse shprehu mirënjohje për përkrahjen që Italia i ka dhënë Kosovës në të kaluarën dhe sot.

Ai tha se Kosova llogarit në përkrahjen e Italisë edhe në të ardhmen, në rrugën e integrimit në NATO dhe BE.

 “Italia për ne është një partner strategjik dhe dëshirojmë të zgjerojmë edhe më shumë bashkëpunimin edhe ashtu të shkëlqyer në mes dy vendeve tona”, u shpreh Thaçi.

Ambasadori Orlando u shpreh i lumtur që do të vazhdojë punën në thellimin e bashkëpunimit në mes dy vendeve dhe konfirmoi se Italia dëshiron të shoh Kosovën si dhe tërë rajonin e Ballkanit Perëndimor të bëhen pjesë e BE-së. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Sa kanë pasuri Osmani dhe Kurti? Dyshja deklaron pasurinë e tyre në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit

Sa kanë pasuri Osmani dhe Kurti? Dyshja deklaron pasurinë e tyre në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit

Lajme
O'Brien pas takimit me Vuçiqin: Shpresoj që komuniteti ndërkombëtar do të bëjë gjithçka që Kosova të themelojë Asociacionin

O'Brien pas takimit me Vuçiqin: Shpresoj që komuniteti ndërkombëtar do të bëjë gjithçka që Kosova të themelojë Asociacionin

Politikë
Cilat ishin gjetjet e Themelores nga mbrojtja e të akuzuarve në rastin e “53-milionëshit”?

Cilat ishin gjetjet e Themelores nga mbrojtja e të akuzuarve në rastin e “53-milionëshit”?

Drejtësi
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Ndryshimi i motit, IHMK njofton për shi dhe borë

Ndryshimi i motit, IHMK njofton për shi dhe borë

Lajme
Votimi në veri, KQZ: 1,461 votues më shumë se në zgjedhjet e mbajtura më 23 prill 2023

Votimi në veri, KQZ: 1,461 votues më shumë se në zgjedhjet e mbajtura më 23 prill 2023

Lajme
Kalo në kategori