LAJMI I FUNDIT:

Thaçi para deputetëve: Mirëpres reflektimin e spektrit politik karshi dialogut me Serbinë

Thaçi para deputetëve: Mirëpres reflektimin e spektrit politik karshi dialogut me Serbinë

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi në adresimin e tij vjetor para deputetëve të Kuvendit të Kosovës ka folur për spektrin politik në vend i cili ka filluar të reflektoj që të bëhet bashkë rreth sfidave dhe mundësive imediate për vendin.

Thaçi ka thënë se marrëveshja duhet t’i sjell Kosovës njohjen nga Serbia dhe anëtarësimin në Kombet e Bashkuara (OKB).


“Në radhë të parë e kam fjalën për sfidën e arritjes së një marrëveshjeje paqësore me Serbinë. Me Serbinë kemi një shekull armiqësi. E kemi fituar luftën, ndonëse me çmim të lartë. Tani është koha ta fitojmë edhe paqen me Serbinë. Për veten tonë dhe për gjeneratat që do të vijnë. Prandaj e mirëpres themelimin e Ekipit Negociator nga Kuvendi i Kosovës dhe fillimin e punës për marrëveshjen me Serbinë. Kjo marrëveshje duhet të jetë përfundimtare, gjithëpërfshirëse, e arritur në proces paqësor e të ndërmjetësuar nga Bashkimin Evropian dhe mbështetur plotësisht nga SHBA-ja”, ka thënë ai.

Presidenti Thaçi, foli po ashtu edhe për dy letra atë të presidentit të Francës, Emmanuel Macron si dhe të presidentit të SHBA-së, Donald Trump, që sipas tij tregojnë se Kosova është në rrugë të drejtë.

“Letra e presidentit Macron të Francës e lavdëron angazhimin tonë për paqe e stabilitet. Por, edhe më e fuqishme është letra e presidentit Trump, e shtetit më të afërt tonë. Duhet të marrim me seriozitetin më të thellë ftesën e presidentit Trump kur thotë që ‘nxis ju dhe liderët e Kosovës që ta shfrytëzoni këtë moment unik’ dhe ‘të flisni me një zë të vetëm gjatë negociatave për paqe’. Kemi përkrahjen e mikut më të madh dhe shtetit më të fuqishëm, SHBA-së. E kemi përkrahjen BE-së dhe të shteteve anëtare të saj. E kemi përkrahjen e botës për të arritur marrëveshje paqësore, përfundimtare dhe gjithëpërfshirëse me Serbinë.

Të humbim këtë rast, siç thotë edhe presidenti Trump në letrën e tij, do të ishte kthim tragjik prapa dhe do të humbnim një mundësi që nuk do të përsëritet edhe një kohë të gjatë”, u shpreh Thaçi.

Thaçi po ashtu foli edhe për zhvillimet në vend si ekonomik, politik, si dhe transformimin e FSK-së në Ushtri të Kosovës.

Ai theksoi se nga një vend i shkatërruar nga gjenocidi i ushtruar nga shteti i Serbisë, Kosova është ngritur në një shtet të pavarur e sovran, ku sipas tij ka pasur zhvillim më të shpejtë ekonomik në rajon.

“Me legjislacionin më të avancuar në rajon, me institucione demokratike e të qëndrueshme, me suksese në shëndetësi e arsim, në shkencë e art, në sport e në kulturë. I kujtuam sakrificat dhe angazhimin për liri. Do t’u jemi përherë mirënjohës atyre që dhanë çdo gjë për lirinë që gëzojmë ne sot”, potencoi ai.

Presidenti ka raportuar edhe për pjesëmarrjen e tij dhe përfaqësimin e shtetit në forumet më të rëndësishme ndërkombëtare.

Sipas tij, në të gjitha këto forume e ka bërë të qartë që Kosova është e përcaktuar për paqe të qëndrueshme në rajon dhe më gjerë dhe që Kosova angazhohet me tërë forcat që sa më parë të bëhet anëtare e NATO-s dhe e BE-së.

Ai ka përmendur edhe dështimin e Kosovës për anëtarësimin në Interpol.

“Dhimbje kemi përjetuar edhe nga mospranimi i Kosovës në INTERPOL, por edhe për shkak të vonimit të vendimit për liberalizimin e vizave për qytetarët tanë nga ana e BE-së. Jam krenar që si shtet, si shoqëri, kemi bërë çdo gjë që është kërkuar nga ne. Kemi plotësuar çdo kriter, edhe për anëtarësim në INTERPOL, edhe për liberalizim të vizave. Mungesa e vendimit të drejtë në këto dy raste nuk është humbje për ne. Por, nuk është as dekurajim që të vazhdojmë për forcimin e shtetit tonë. Këtë e bëjmë, sepse mbi të gjitha është në interesin tonë, në dobinë tonë”, tha ai.

Ai ka përmendur edhe emërimin e Ekipit Përgatitor për themelimin e Komisionit për të Vërtetën dhe Pajtimin.

“Kam dekoruar zonjën Vasfije Krasniqi–Goodman për guximin që të flasë hapur dhe të kërkojë drejtësi për vete dhe për mijëra viktima tjera të dhunës seksuale, të ushtruar nga forcat policore dhe ushtarake të shtetit serb gjatë luftës në Kosovë”, tha ai.

Thaçi ka përmendur edhe të arriturat e artistëve dhe sportistëve tanë.

Ai tha se si president e ka gëzuar fakti që ka dekretuar pakon e ligjeve për reformën në sistemin e drejtësisë.

“Që nga dita e parë në Zyrën e Presidentit, jam angazhuar që të përkrah sa më shumë fuqizimin e drejtësisë. Kjo pako që përfshinë ndryshimet në Kodin Penal, Ligjin për Gjykatat, për Përgjegjësinë Disiplinore të Gjyqtarëve dhe Prokurorëve, Ligjin për Kompetencat e Zgjeruara për Konfiskimin e Pasurisë dhe ligje tjera, që do të forcojmë edhe më tutje sistemin tonë të drejtësisë. Jam ndier veçanërisht i lumtur dhe krenar që tek unë kanë arritur për dekretim tri ligjet me të cilat hapet rruga që Forca e Sigurisë së Kosovës të bëhet ushtri e Kosovës”, u shpreh tutje ai.

Para deputetëve tha se shpesh është ndier i vetmuar në angazhimin e tij për themelimin e ushtrisë së Kosovës.

“Por, jam i lumtur që më në fund i tërë spektri politik i Kosovës u bë bashkë rreth këtij synimi për transformimin e FSK-së. Ushtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës u them se ata e kanë merituar që moti këtë. Me punën e tyre, me profesionalizmin e tyre, ata që moti janë ushtarë të Kosovës. Forca e Sigurisë së Kosovës do të vazhdojë të mbetet forcë profesionale e standardeve të NATO-s, forcë shumetnike, në shërbim të të gjithë qytetarëve dhe në shërbim të paqes në Kosovë, në rajon dhe më gjerë”, tha ndër të tjera, presidenti i vendit Hashim Thaci në adresimin para deputetëve të Kuvendit të Kosovës. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Në liqenin e Ujmanit vendosen tabelat me simbole të Kosovës

Në liqenin e Ujmanit vendosen tabelat me simbole të Kosovës

Lajme
Tahiri: Kurti, kryeministër me mendje të vogël dhe frikë të qyqarit

Tahiri: Kurti, kryeministër me mendje të vogël dhe frikë të qyqarit

Politikë
Avancimi i statusit në Asamblenë Parlamentare, kongresisti Torres: Do të vazhdoj angazhimin për anëtarësimin e plotë të Kosovës në NATO

Avancimi i statusit në Asamblenë Parlamentare, kongresisti Torres: Do të vazhdoj angazhimin për anëtarësimin e plotë të Kosovës në NATO

Lajme
Koloneli shqiptar në Estoni tregon hapat e mbetur për Kosovën për t'iu bashkuar NATO-s

Koloneli shqiptar në Estoni tregon hapat e mbetur për Kosovën për t'iu bashkuar NATO-s

Siguri
Sonte mblidhet Këshilli i Përgjithshëm i LDK-së, temë e diskutimeve zgjedhjet e parakohshme

Sonte mblidhet Këshilli i Përgjithshëm i LDK-së, temë e diskutimeve zgjedhjet e parakohshme

Lajme
Prizren, arrestohet njëri nga gjashtë familjarët që u shpallën në kërkim nga policia

Prizren, arrestohet njëri nga gjashtë familjarët që u shpallën në kërkim nga policia

Kronika e Zezë
Kalo në kategori