LAJMI I FUNDIT:

Thaçi në Maltë, takohet me zyrtarë të shtetit dhe me një opozitar

Thaçi në Maltë, takohet me zyrtarë të shtetit dhe me një opozitar

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka vazhduar takimet me përfaqësues shtetëror të Maltës, gjatë vizitës zyrtare që është duke e realizuar në kryeqytetin Valeta.

Pas dreke presidenti Thaçi është takuar me kryeministrin e Maltës, Joseph Muscat, me të cilin kanë bashkëbiseduar për mundësinë e intensifikimit të marrëdhënieve bilaterale ndërmjet dy shteteve.


“Iniciativa e përbashkët për një kornizë të bashkëpunimit në mes të dy MPJ-ve është duke u implementuar me përkushtim të madh. Jemi mirënjohës për mbështetjen e Maltës për Kosovën”, ka thënë presidenti, duke shtuar se Malta ka mbështetur Kosovën në nivel politik, por edhe me personel në organizatat ndërkombëtare në Kosovë, transmeton Telegrafi.

Presidenti Thaçi ka rekomanduar takim të komunitetit të biznesit të dy vendeve që të eksplorohen mundësitë e bashkëpunimit në sferën ekonomike.

Nga ana tjetër, kryeministri maltez, Joseph Muscat, është zotuar se vendi i tij do të vazhdojë të mbështesë Kosovën në të gjitha fushat.

Presidenti Thaçi ka zhvilluar një takim edhe me kryetarin e Parlamentit të Maltës, Angelo Farrugia, me të cilin kanë biseduar për bashkëpunimin ndërmjet dy parlamenteve.

Presidenti dhe kryeparlamentari maltez janë pajtuar që një bashkëpunim më i ngushtë ndërmjet parlamenteve do të ndikonte pozitivisht në avancimin e bashkëpunimit në mes dy vendeve por edhe në përfaqësimin më të mirë të Kosovës në skenën ndërkombëtare duke bashkëpunuar me parlamentarët e ndryshëm të parlamenteve kombëtare por edhe me eurodeputetët.

Në fund të ditës, presidenti Thaçi është takuar edhe me liderin e opozitës në Maltë, Simon Busuttil. Presidenti ka falënderuar atë për mbështetjen ndaj Kosovës, duke thënë se pavarësisht bindjeve politike, të gjitha partitë në Maltë mbështesin perspektivën evropiane të Kosovës.

Busuttil kujtoi se partia e tij ka udhëhequr procesin e pavarësimit të Maltës por në të njëjtën kohë ka qenë partia që ka udhëhequr anëtarësimin e Maltës në BE. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dita botërore e lirisë së shtypit, raporti i “Reporterëve pa Kufij” - Kosova shënon rënie për 19 vende

Dita botërore e lirisë së shtypit, raporti i “Reporterëve pa Kufij” - Kosova shënon rënie për 19 vende

Lajme
Gjilan, një person refuzon të ndalet para policisë - polici përmes xhamit ia merr çelësat dhe fikë veturën e tij

Gjilan, një person refuzon të ndalet para policisë - polici përmes xhamit ia merr çelësat dhe fikë veturën e tij

Kronika e Zezë
“Ushtria digjitale” e Kurtit në front kundër gazetarëve

“Ushtria digjitale” e Kurtit në front kundër gazetarëve

Lajme
Ferizaj, një grua raporton se vajza e saj është marrë nga një person i panjohur - dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me të

Ferizaj, një grua raporton se vajza e saj është marrë nga një person i panjohur - dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me të

Kronika e Zezë
Anëtarësimi i Kosovës në KiE-së, Kosova dhe Zvicra mbajnë takimin konsultativ

Anëtarësimi i Kosovës në KiE-së, Kosova dhe Zvicra mbajnë takimin konsultativ

Lajme
Rama: Spitali i Kryeqytetit po bëhet, shumë shpejt projekti do të tenderohet

Rama: Spitali i Kryeqytetit po bëhet, shumë shpejt projekti do të tenderohet

Lajme
Kalo në kategori