Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, sot i ka ndarë Çmimin për Inovacione, Kërkime dhe Zhvillim, profesorit të Fakultetit të Bujqësisë dhe Veterinarisë, Shukri Fetahu, për inovacionin e tij shkencor në prodhimin e kultivarit vendor të grurit “Dardania 1”.
Sipas komunikatës nga presidenca, Thaçi ka thënë se prodhimi i ushqimit është sfidë e nivelit botëror, por ne me shkencëtarë si profesori Fetahu, që gjithnjë janë në kërkim të mundësive të reja për tejkalimin e sfidave, gjithçka mund ta përballojmë me lehtë.
“Ndarja e çmimit për inovacione, kërkime dhe zhvillim për profesorin Fetahu është një vlerësim për punën e tij të gjatë shkencore në krijimin e kultivarit të parë vendor të grurit, i cili është shumë i përshtatshëm për kushtet tona klimatike, ka kapacitete të larta prodhuese dhe ka vlera të shumta ushqyese”, ka thënë Thaçi.
Ndërsa, profesori i Fakultetit të Bujqësisë dhe Veterinarisë, Shukri Fetahu, ka thënë se në çmimin e ndarë nga presidenti e sheh vullnetin e tij për promovimin e vlerës së inovacioneve dhe respektimin e arritjeve shkencore.
Sipas profesorit Fetahu, ky respekt është kulturë dhe përkujdesje institucionale, por edhe gatishmëri për avancimin e prodhimit të ushqimit vendor, në funksion të zvogëlimit të importit të grurit.
“Ju sot me këtë akt nderuat studentët e Fakultetit të Bujqësisë dhe Veterinarisë së Universitetit të Prishtinës, ekipin hulumtues për punën dhe sakrificën shumëvjeçare për ta realizuar inovacionin e parë në kuadër të shkencave bujqësore në Kosovë”, ka thënë Fetahu.
Presidenti Thaçi shtoi se vendi ynë ka fermerë shumë të vyeshëm dhe kur puna e dija bëhen bashkë, atëherë gjithsesi që edhe rezultatet në bujqësi janë më të larta. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëHypi kerrit e nisu për n’Grand Blue Fafa këtë vikend
Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!
Bëhu banor i kryeveprës së Prizrenit - Grand Residence
Me çka e shijon bukën ma s'shumti edhe pse bash me sugjukun Meka?
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Grupi BALFIN zbulon projektin më të ri në Kanada, një investim prej 40 milionë euro
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’
"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe