LAJMI I FUNDIT:

Mustafa: Të gjithë ishim të koordinuar; Havolli: Mençuria e bën fuqinë; Thaçi: Edhe murin do ta rrënojmë (Foto/Video)

Mustafa: Të gjithë ishim të koordinuar; Havolli: Mençuria e bën fuqinë; Thaçi: Edhe murin do ta rrënojmë (Foto/Video)

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë për Klan Kosovën se muri i ndërtuar në veri të Mitrovicës do të rrënohet shumë shpejt.

“Edhe muri në veri i ka ditët e numëruara, do të rrënohet tërësisht dhe jo të zvogëlohet apo shkurtohet”, ka thënë ai, teksa ka komentuar zhvillimet përkitazi me trenin serb që synoi të futej në Kosovë.


Në anën tjetër, shefi i kabinetit të kryeministrit Isa Mustafa, Sokol Havolli, ka publikuar fotografi ku shihen bashkë me Mustafën edhe ministrat Enver Hoxhaj, Skënder Hyseni, Kujtim Shala, Arban Abrashi, Lutfi Zharku dhe këshilltarët Vlora Dumoshi e Havolli.

Havolli ka shkruar se mençuria e bën fuqinë, duke iu referuar ndalimit të trenit serb për t’u future në Kosovë.

Ndërkohë, kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, gjatë një konferencë të jashtëzakonshme të mbajtur sonte, pas tentimit të Serbisë për të dërguar në Kosovë ilegalisht trenin, theksoi se nuk do të lejonin hyrjen e trenit në Kosovë, por në rast se ai do të hynte do të trajtohej në bazë të ligjeve të Republikës së Kosovës.

“Shqetësimet që kemi pasur dhe kemi përjetuar sot të gjithë, duke u përballur me një situatë tërësisht të panevojshme të krijuar nga Serbia, në kuadër të lojërave të saj të pandershme. Andaj bashkëndjej me ju këtë shqetësim real dhe ju falënderoj shumë në përkrahjen e jashtëzakonshme të gjithë qytetarët e Kosovës, institucionet dhe miqtë tanë ndërkombëtarë që kanë dhënë për përballimin e saj”, tha kryeministri Mustafa.

Mustafa tha se Qeveria e Republikës së Kosovës dhe të gjitha dikasteret e saj kanë qenë të angazhuara gjatë të gjitha këtyre ditëve që në mënyrë intensive të adresojnë të gjitha aspekt ligjore për të trajtuar në mënyrë institucionale situatën e krijuar nga Serbia.

Ai pohoi se së bashku me kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, dhe në konsultime me presidentin Hashim Tahçi, kanë marrë të gjitha masat që të informojnë faktorin ndërkombëtar për këtë situatë dhe kanë mobilizuar të gjitha institucionet shtetërore, për t’u përballur me situatën dhe janë ndërmarrë masat adekuate në përputhje me ligjet dhe Kushtetutën.

Në trend Lajme

Më shumë
Atentati ndaj vëllait të Aleksandar Jabllanoviqit, flet zëvendësdrejtori i PK-së në Mitrovicën e Veriut

Atentati ndaj vëllait të Aleksandar Jabllanoviqit, flet zëvendësdrejtori i PK-së në Mitrovicën e Veriut

Siguri
Policia dhe KFOR-i amerikan sulmohen në Leposaviq – iu bllokua rruga dhe u hodhën shishe xhami ndaj tyre

Policia dhe KFOR-i amerikan sulmohen në Leposaviq – iu bllokua rruga dhe u hodhën shishe xhami ndaj tyre

Lajme
Tragjedia në Shkodër, gjendet trupi i pajetë i fëmijës së dytë në lumin Buna

Tragjedia në Shkodër, gjendet trupi i pajetë i fëmijës së dytë në lumin Buna

Lajme
Kurti, ambasadorëve të QUNT-it: Normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë dhe anëtarësimi në Këshillin e Evropës nuk duhet të përzihen

Kurti, ambasadorëve të QUNT-it: Normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë dhe anëtarësimi në Këshillin e Evropës nuk duhet të përzihen

Lajme
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
​“Nuk ka asnjë emër që ka pushtuar botën më shumë sesa Skënderbeu”

​“Nuk ka asnjë emër që ka pushtuar botën më shumë sesa Skënderbeu”

Lajme
Kalo në kategori