LAJMI I FUNDIT:

Thaçi në inaugurimin e presidentit të Maqedonisë Veriore, takohet edhe me Vuçiqin

Thaçi në inaugurimin e presidentit të Maqedonisë Veriore, takohet edhe me Vuçiqin

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të ri të Republikës së Maqedonisë Veriore, Stevo Pendarovski.

Presidenti Thaçi pasi e ka uruar për detyrën e re presidentin Pendarovski, e ka ftuar atë që të punojnë së bashku për thellimin e bashkëpunimit rajonal.

“Presidentit të zgjedhur të Maqedonisë Veriore dhe qytetarëve të Maqedonisë Veriore ua uroj marrjen e detyrës së presidentit edhe formalisht. Mirëpres bashkëpunimin drejt integrimit euroatlantik të vendeve tona”, u shpreh presidenti Thaçi.

Sipas njoftimit nga Presidenca, Thaçi e ka ftuar presidentin e ri Pendarovski për vizitë zyrtare në Kosovë.

Në ceremoninë e inaugurimit, presidenti Thaçi takoi edhe presidentin Ilir Meta të Shqipërisë, presidentin Rumen Radev të Bullgarisë, presidentin Aleksandar Vuçiq të Serbisë dhe zyrtarë të lartë të shteteve tjera që morën pjesë në pritjen e organizuar në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë Veriore.

Në të gjitha këto takime u theksua nevoja për marrëdhënie të mira dhe bashkëpunim ndërfqinjësor për të përshpejtuar integrimin e tërë rajonit në Bashkimin Evropian. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dygjuhësia duhet të merret si avantazh, jo problematikë te fëmijët – Pervizaj flet për hulumtimet e fundit

Dygjuhësia duhet të merret si avantazh, jo problematikë te fëmijët – Pervizaj flet për hulumtimet e fundit

Elfije Boletini
Deklaratat për zgjedhje, Konjufca: Mazhoranca nuk ka vullnet që vendi të shkojë në zgjedhje përmes dorëheqjes së Qeverisë

Deklaratat për zgjedhje, Konjufca: Mazhoranca nuk ka vullnet që vendi të shkojë në zgjedhje përmes dorëheqjes së Qeverisë

Lajme
Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajme
IKShPK: Regjistrohen 8 raste të Kollës së mirë në Kosovë, prindërit t'i vaksinojnë fëmijët

IKShPK: Regjistrohen 8 raste të Kollës së mirë në Kosovë, prindërit t'i vaksinojnë fëmijët

Shëndetësi
RTK: Ambasadori Berishaj po intervistohet nga Prokuroria Speciale

RTK: Ambasadori Berishaj po intervistohet nga Prokuroria Speciale

Drejtësi
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori