LAJMI I FUNDIT:

Thaçi mirëpret planin e presidentit Trump për paqe në Lindjen e Mesme

Thaçi mirëpret planin e presidentit Trump për paqe në Lindjen e Mesme

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se mirëpret planin e presidentit amerikan Donald Trump për paqe në Lindjen e Mesme.

“Paqja është qëllimi përfundimtar dhe udhëheqësit e të dy palëve duhet të tregojnë lidership dhe vizion dhe ta bëjnë atë të ndodhë”, ka shkruar Thaçi në Twitter.

Ndryshe, presidenti amerikan, Donald Trump, ka prezantuar “marrëveshjen e tij përfundimtare” për paqen në Lindjen e Mesme, duke thënë se plani i tij i detajuar prej 80 faqesh do të ishte një “zgjidhje realiste dy-shtetesh”, për të cilën tashmë ishte rënë dakord nga Izraeli.

“Sot Izraeli bën një hap të madh drejt paqes”, tha Trump në një konferencë të përbashkët shtypi me kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu, në Shtëpinë e Bardhë.

Ai vazhdoi duke thënë se ai ka folur me liderët izraelitë dhe tha se “vizioni i tij paraqet një mundësi fituese për të dy palët, një zgjidhje realiste që zgjidh rrezikun e shtetësisë palestineze por edhe sigurinë e Izraelit”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajme
Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Muhamet Hajrullahu
Dyshohet se ishte duke u përgatitur për ta kryer një vrasje, arrestohet i dyshuari në Pejë

Dyshohet se ishte duke u përgatitur për ta kryer një vrasje, arrestohet i dyshuari në Pejë

Kronika e Zezë
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori