LAJMI I FUNDIT:

Thaçi: Miqësia e madhe që ka Kosova me SHBA-të do të qëndrojë e fortë

Thaçi: Miqësia e madhe që ka Kosova me SHBA-të do të qëndrojë e fortë

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, mori pjesë në pritjen festive për nënshkrimin e Marrëveshjes Threshold me Korporatën e Sfidave të Mijëvjeçarit ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Shteteve të Bashkuara.

Me këtë rast, presidenti Thaçi tha se jam i gëzuar që u mblodhëm sot këtu, për të shënuar nënshkrimin e marrëveshjes në mes Kosovës dhe SHBA-ve për grantin e MCC.

“Unë pata nderin që të jem në Uashington për nënshkrim dhe ky nder u bë edhe më i madh kur kuptova se Marrëveshja që nënshkruam ishte hera e parë që po organizohej në ndërtesë të Kongresit Amerikan. Në ceremoninë e nënshkrimit ishin prezent edhe udhëheqës republikanë dhe demokratë të Kongresit dhe mysafirë të shumtë”, pohoi presidenti Thaçi.

Ai, më tej tha se kjo ceremoni e nënshkrimit por edhe vetë granti i MCC dëshmon një të vërtetë.

“ Këtë porosi ia kam thënë edhe Zëvendës Presidentit Pence para disa javëve në Uashington:
Që pavarësisht se kush është në pushtet në SHBA, aleanca strategjike dhe miqësia e madhe që ka Kosova me Shtetet e Bashkuara të Amerikës qëndron dhe mbetet e fortë”, theksoi Presidenti Thaçi.
Ai tha se Kosova ka arritur të bëhet e lirë, të bëhet e pavarur dhe tani po forcohet si shtet me ndihmën e palëkundur amerikane.

Ndër tjera, presidenti Thaçi tha se sot është mbrëmje që na bën krenar sepse granti i MCC tanimë është duke u funksionalizuar. Qeveria e Kryeministrit Haradinaj po i përfundon hapat e detajuar të funksionalizimit të entitetit implementues.

“Fokusi në energji dhe transparencë qeveritare është i duhur dhe këto projekte do të sjellin benefite të shumta. 49 milionë dollarë nuk zgjedhin problemet e Kosovës, por puna e përbashkët do të mundëson krijimin e një klime pozitive dhe hapave konkretë që rrit besimin e investitorëve tjerë”, shtoi presidenti Thaçi.

Ai tha se pret që Qeveria dhe të gjitha institucionet me të vërtetë të punojnë që ky grant të implementohet në tërësi dhe të tentojmë sa më shpejtë të thithim edhe mjetet tjera nga MCC-ja, por edhe investitorë tjerë të huaj.

Presidenti Thaçi, shprehu falënderimin për ambasadën Amerikane, USAID-in në Kosovë, ekipin kosovar që udhëhiqet nga Petrit Selimi për punën e madhe të përbashkët.

“Kam përcjellur të gjitha hapat e zhvillimit të projekteve dhe kjo Marrëveshje është një mrekulli që u zhvillua në kohë rekorde me qasje pozitive nga dy partnerë dhe dy aleatë të përjetshëm”, theksoi ai. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dygjuhësia duhet të merret si avantazh, jo problematikë te fëmijët – Pervizaj flet për hulumtimet e fundit

Dygjuhësia duhet të merret si avantazh, jo problematikë te fëmijët – Pervizaj flet për hulumtimet e fundit

Elfije Boletini
Deklaratat për zgjedhje, Konjufca: Mazhoranca nuk ka vullnet që vendi të shkojë në zgjedhje përmes dorëheqjes së Qeverisë

Deklaratat për zgjedhje, Konjufca: Mazhoranca nuk ka vullnet që vendi të shkojë në zgjedhje përmes dorëheqjes së Qeverisë

Lajme
Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajme
IKShPK: Regjistrohen 8 raste të Kollës së mirë në Kosovë, prindërit t'i vaksinojnë fëmijët

IKShPK: Regjistrohen 8 raste të Kollës së mirë në Kosovë, prindërit t'i vaksinojnë fëmijët

Shëndetësi
RTK: Ambasadori Berishaj po intervistohet nga Prokuroria Speciale

RTK: Ambasadori Berishaj po intervistohet nga Prokuroria Speciale

Drejtësi
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori