LAJMI I FUNDIT:

Thaçi mbledh në Prishtinë politikanët shqiptarë të Maqedonisë (Foto)

Thaçi mbledh në Prishtinë politikanët shqiptarë të Maqedonisë (Foto)

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, sot në Prishtinë ka takuar liderët e partive politike shqiptare në Maqedoni, të cilët i ka përgëzuar për mbajtjen e zgjedhjeve të lira dhe demokratike.

“Në takimet e presidentit Thaçi me kryetarin e BDI-së, Ali Ahmeti, me kryetarin e Lëvizjes BESA, Bilall Kasami dhe të Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, është diskutuar nevoja për një koordinim të mirëfilltë të faktorit politik shqiptar që ka për qëllim respektimin e vullnetit të lirë dhe demokratik të votuesve shqiptarë të shprehur në zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Republikën e Maqedonisë, më 11 dhjetor 2016”, thuhet në një komunikatë lëshuar nga zyra e Presidentit.

Presidenti Thaçi i ka përgëzuar për sjelljen e partive politike shqiptare para dhe pas rezultatit zgjedhor, i cili duhet të reflektoj momentin për të riafirmuar përcaktimet programore dhe strategjike të shqiptarëve që janë edhe në interes të së ardhmes evropiane të Maqedonisë.


Në takim me përfaqësuesit e partive politike parlamentare në Maqedoni është shprehur gatishmëria e tyre për t’u angazhuar maksimalisht në përfaqësimin sa më të mirë të interesave të shqiptarëve dhe të prosperitetit e stabilitetit afatgjatë të Maqedonisë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Jashari reagon pas kritikave ndaj mbylljes së institucioneve paralele, citon Gjergj Fishtën

Jashari reagon pas kritikave ndaj mbylljes së institucioneve paralele, citon Gjergj Fishtën

Lajme
Lirohet Nol Nushi, jep detaje pas ndalimit në kufirin Kosovë - Maqedoni

Lirohet Nol Nushi, jep detaje pas ndalimit në kufirin Kosovë - Maqedoni

Lajme

"Fëmijët kërkojnë të vizitojnë varrin e nënës", avokati i familjes së Liridona Ademajt: Presim burgim të përjetshëm

Lajme
Maqedonci në SHBA: Kosova do të ketë helikopterë ‘Black Hawk’

Maqedonci në SHBA: Kosova do të ketë helikopterë ‘Black Hawk’

Siguri

"Duhej plotësuar shumë dokumente", Haradinaj për Kurtin: Është fyese mos me i vizitu ish-krerët e UÇK-së në Hagë

Lajme
Mbyllja e institucioneve paralale, Krasniqi: Jo pse janë mbyllur, por pse kanë qenë ta hapura deri sot

Mbyllja e institucioneve paralale, Krasniqi: Jo pse janë mbyllur, por pse kanë qenë ta hapura deri sot

Lajme
Kalo në kategori