LAJMI I FUNDIT:

Thaçi: Lavdrim Muhaxheri nuk është në Kosovë

Thaçi: Lavdrim Muhaxheri nuk është në Kosovë

Gjatë vizitës që po zhvillon në Turqi, presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka mohuar lajmin se Lavdrim Muhaxheri po qëndron në Kosovë.

Në një intervistë për RTK, Thaçi ka thënë se Turqia e ka mbështetur vazhdimisht Kosovën dhe është nga vendet e para që e ka njohur Kosovën dhe ka lobuar për njohjen e Kosovës tek vendet tjera, transmeton KosovaPress.


Ai ka thënë se qëllimi i vizitës së tij, është forcimi i raporteve miqësore mes dy vendeve, diskutimi kundër terrorizmit dhe ekstremizmit, dhe bashkëpunimi ekonomik.

Thaçi ka shtuar se Kosova nuk ka mundur të jetë imune ndaj terrorizmit, porse “Kosova është lider në rajon për luftimin e terrorizmit”.

“Nuk mund të ketë strehë në Kosovë për asnjë element fundamentalist. Toleranca do të jetë zero dhe do të jemi pa kompromis kundër çdo elementi fundamentalist”, tha ai.