LAJMI I FUNDIT:

Thaçi: Ky është viti Evropian për Kosovën

Thaçi: Ky është viti Evropian për Kosovën

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka pritur në takim përfaqësuesen e BE-së, Federica Mogherini.

Thaçi gjatë këtij takimi theksoi se pas marrjes së rekomandimit për liberalizimin e vizave, mund të themi se ky vit është Evropian për Kosovën.


“E vlerësojmë si vit Evropian për Kosovën si dhe shpresoj që do ta fitojmë edhe statusin e vendit kandidat të BE-së”, tha Thaçi.

Ai theksoi se këto ditë për Kosovën, janë ditë feste pasi janë tejkaluar situata të pakëndshme politike.

“Tani kemi raporte të shkëlqyera me vendet fqinje dhe për këtë po punojmë edhe në dialogun me Serbinë, në mënyrë që t’i implementojmë të gjitha marrëveshjet. Ne jemi të vetëdijshëm se duhet të bëjmë edhe më tepër dhe do të bëjmë. Është përgjegjësi e jashtëzakonshme se në 6 mujorin e fundit nuk ka asnjë kosovarë që ka shkuar në luftën e ISIS-it. Si president kam insistuar që të kemi sukses edhe në luftën kundër korrupsionit, dhe forcimit të sistemit ligjor, prokuroria dhe atij korrektues”, ka thënë  Thaçi.

Ndërkaq Mogherini theksoi se është më të vërtetë një javë shumë e gëzuar, por që nuk është koha vetëm për festim, por për të shkuar përpara dhe për të analizuar punën që duhet të bëjmë së bashku./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Zëvendësministri për Kthim: Sot është tentuar të vritet Marko Jablanoviq, sulmuesit i dështoi “Shkorpioni”

Zëvendësministri për Kthim: Sot është tentuar të vritet Marko Jablanoviq, sulmuesit i dështoi “Shkorpioni”

Siguri
Ngriten çmimet e paketave turistike në Shqipëri, operatorët fajin ia lënë kursit të euros

Ngriten çmimet e paketave turistike në Shqipëri, operatorët fajin ia lënë kursit të euros

Lajme
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Basha i reagon AGK-së dhe Sekretarit të Federatës Evropiane të Gazetarëve: Jam deputet i pavarur në mendime, Kosova nuk është autokraci

Basha i reagon AGK-së dhe Sekretarit të Federatës Evropiane të Gazetarëve: Jam deputet i pavarur në mendime, Kosova nuk është autokraci

Lajme
Piu kafenë e mëngjesit me ta dhe më pas u mori jetën, detaje nga vrasja e çiftit në Dropull

Piu kafenë e mëngjesit me ta dhe më pas u mori jetën, detaje nga vrasja e çiftit në Dropull

Lajme
Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Lajme
Kalo në kategori