LAJMI I FUNDIT:

Thaçi kujton nisjen e Autostradës “Arbën Xhaferi”: Urat e bashkimit i kemi ndërtuar mbi çdo pengesë (Video)

Thaçi kujton nisjen e Autostradës “Arbën Xhaferi”: Urat e bashkimit i kemi ndërtuar mbi çdo pengesë (Video)

Presidenti, Hashim Thaçi, i cili si Kryeministër i Kosovës e kishte nisur ndërtimin e Autostradës Prishtinë-Shkup, sot ka publikuar një video përmbledhëse të punimeve për ndërtimin e saj.

“Urat e bashkimit i kemi ndërtuar mbi çdo pengesë. Shkupi, Tetova, Kumanova, Gostivari, Struga kurrë nuk kanë qenë më afër. Ne kurrë nuk kemi qenë më të bashkuar. Autostrada ‘Arbën Xhaferi’, të cilën e nisëm në 2014-ën, prej sot e hapur për të gjithë!”, ka shkruar Thaçi.


Autostrada “Arbën Xhaferi” ishte projekt i nisur më herët nga Qeveria e Kosovës. /Telegrafi/