LAJMI I FUNDIT:

Thaçi kujton imamët që ranë dëshmorë: Kontributi i tyre është liri e pavarësi për ne

Thaçi kujton imamët që ranë dëshmorë: Kontributi i tyre është liri e pavarësi për ne
Hashim Thaçi

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi në ditën Kurban Bajramit, ka kujtuar të gjithë imamët dëshmorë, duke thënë se trimëria e tyre është krenari për ne.

Thaçi përmes një postimi në Facebook, tha se imamët dëshmorë e kishin respektin dhe dashurinë gjithmonë për atdheun, ndërsa për ta mbrojtur atë e dhanë edhe jetën e tyre.


“Në këtë ditë të veçantë kujtojmë dhe nderojmë imamët dëshmorë. Respektin dhe dashurinë e kishin gjithnjë për atdheun, por për ta mbrojtur dhanë edhe jetën e tyre. Trimëria e tyre është krenari për ne. Sakrifica, ideal i lartë. Ndërsa, kontributi i tyre, liri dhe pavarësi”, shkruan Thaçi. /Telegrafi/