LAJMI I FUNDIT:

Thaçi: Kosova me sukses është duke e kaluar pandeminë COVID-19, po qasja e Qeverisë ishte e dështuar

Thaçi: Kosova me sukses është duke e kaluar pandeminë COVID-19, po qasja e Qeverisë ishte e dështuar

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka thënë se Kosova si çdo vend i rajonit me shumë sukses është duke e kaluar situatën emergjente të COVID-19.

Thaçi në një prononcim për media pas vizitës që ia bëri Odës Ekonomike të Kosovës tha se duhet të rikthehemi jetës normale dhe në veçanti rimëkëmbjes ekonomike.


Thaçi u shpreh se Qeveria në detyrë, ka pasur një qasje të dështuar sa i përket situatës pandemike të virusit COVID-19.

“Edhe Kosova si çdo vend i rajonit suksesshëm po e kalon këtë situatë emergjente të COVID-19, dhe shtrohet obligim para nesh si institucione të vendit të rikthehemi me një përkushtim maksimal për rikthimin e jetës normale dhe në veçanti për rimëkëmbjen ekonomike. Në këtë drejtim duhet të punojmë bashkërisht në përputhshmëri me interesat dhe nevojat për rikthimin e ekonomisë dhe me kujdes të veçantë për bizneset private. Dhe të rishikojmë të gjitha masat tjera. Kemi pasur një qasje të dështuar të Qeverisë së Kosovës sa i përket situatës…”, ka thënë Thaçi.

Presidenti Thaçi ripërsëriti se Kurti në periudhën e tij të qëndrimit si kryeministër prej 45 ditësh ka bërë dy shkelje të rënda Kushtetuese.

“Kemi pasur një realitet që Kurti ka zhvilluar një proces të negociatave rreth pesë muaj të qeverisë së tij. Të gjithë janë dëshmitar se Kurti në periudhën e tij të qëndrimit si kryeministër prej 45 ditësh, i cili është shkarkuar nga deputetët e Kuvendit, ka bërë edhe dy shkelje të rënda të Kushtetueses dhe nuk mund ta quaj ndryshe se ‘uzurpator’”, ka thënë Thaçi. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dita botërore e lirisë së shtypit, raporti i “Reporterëve pa Kufij” - Kosova shënon rënie për 19 vende

Dita botërore e lirisë së shtypit, raporti i “Reporterëve pa Kufij” - Kosova shënon rënie për 19 vende

Lajme
Gjilan, një person refuzon të ndalet para policisë - polici përmes xhamit ia merr çelësat dhe fikë veturën e tij

Gjilan, një person refuzon të ndalet para policisë - polici përmes xhamit ia merr çelësat dhe fikë veturën e tij

Kronika e Zezë
“Ushtria digjitale” e Kurtit në front kundër gazetarëve

“Ushtria digjitale” e Kurtit në front kundër gazetarëve

Lajme
Ferizaj, një grua raporton se vajza e saj është marrë nga një person i panjohur - dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me të

Ferizaj, një grua raporton se vajza e saj është marrë nga një person i panjohur - dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me të

Kronika e Zezë
Anëtarësimi i Kosovës në KiE-së, Kosova dhe Zvicra mbajnë takimin konsultativ

Anëtarësimi i Kosovës në KiE-së, Kosova dhe Zvicra mbajnë takimin konsultativ

Lajme
Rama: Spitali i Kryeqytetit po bëhet, shumë shpejt projekti do të tenderohet

Rama: Spitali i Kryeqytetit po bëhet, shumë shpejt projekti do të tenderohet

Lajme
Kalo në kategori