LAJMI I FUNDIT:

Thaçi thotë se Kosova e Serbia do të lëvizin në marrëveshje të reja – flet edhe për liberalizimin e vizave

Thaçi thotë se Kosova e Serbia do të lëvizin në marrëveshje të reja – flet edhe për liberalizimin e vizave

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, pas takimit me të dërguarin e posaçëm të SHBA-së për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, duke i shprehur mirënjohje këtij të fundit, ka thënë se ka sjell dinamikë të re në procesin e dialogut dhe përkushtimi për paqen dhe prosperitetin në rajon.

Thaçi është shprehur se pas arritjes së marrëveshjes për linjën ajrore Prishtinë-Beograd, do të ketë në marrëveshje të reja.


“Ishte një takim jashtëzakonisht efektiv, ne do të lëvizim në marrëveshje të reja pas arritjes së marrëveshjes së linjës Prishtinë-Beograd. Do të kemi angazhime tjera për linjën hekurudhore. Do të punojmë si institucione që të arrijmë marrëveshjen finale si dy vende të pavarura”, ka shtuar Thaçi duke theksuar se Kosova do të ndërmarrë veprime që e lehtësojnë dialogun.

Ndërkaq në lidhje me kërkesën e përsëritur nga Grenell për heqjen e tarifës doganore 100 për qind ndaj importeve nga Serbia dhe Bosnje e Hercegovina, Thaçi tha se Kosova do të ndërmarrë veprime ditëve të ardhshme, por sipas tij, veprimet e Prishtinës nuk do të jenë bllokuese të procesit.

Presidenti, ka folur edhe për liberalizimin e vizave për kosovarët.

Thaçi pas takimit me Richard Grenell: E rëndësishme, arritja e marrëveshjes përfundimtare me Serbinë dhe anëtarësimi në Kombet e Bashkuara
Lexo po ashtu Thaçi pas takimit me Richard Grenell: E rëndësishme, arritja e marrëveshjes përfundimtare me Serbinë dhe anëtarësimi në Kombet e Bashkuara

Ai ka thënë se Kosova është e zhgënjyer dhe e tradhtuar nga Bashkimi Evropian për shkak të mos liberalizmit të vizave nga BE-ja.

Më tej Thaçi ka deklaruar se Kosova beson në rolin e SHBA-së në dialogun Kosovë-Serbi.

“Kosova beson plotësisht në rolin udhëheqës në rolin e SHBA-së dhe presidentit Trump, Pompeot dhe rolin determinues të ambasadorit Grenell në dialogun Kosovë-Serbi. Kosova do të merr veprimet e veta të përgjithshme në ditët në vazhdim. Veprimet që do ta formojnë Kosovën drejt NATO-s dhe BE-së”, thekson kreu i vendit.

Ai ka thënë se Kosova do të lëvizë drejt një perspektive të sigurt me hapa strategjik, me partnerët e saj.

Më herët, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, pas takimit Grenell, ka thënë se “sapo të hiqet taksa”, Serbia është e gatshme t’i kthehet dialogut me Kosovën.

Grenell ka takuar ndaras në Mynih presidentin e Kosovës Hashim Thaçi dhe atë të Serbisë, Aleksandar Vuçiq një ditë para fillimit të Konferencës së Sigurisë, ku parashihet të marrin pjesë krerët e më shumë se 40 vendeve të botës, përfshire edhe liderë të Bashkimit Evropian dhe ministra e ekspertë nga vendet e BE-së.

Këto komente u bënë, në margjinat e Konferencës së Sigurisë në Mynih të Gjermanisë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Anëtarësimi i Kosovës në KiE dhe çështja e Asociacionit - si e parasheh Tahiri procesin në Komitetin e Ministrave?

Anëtarësimi i Kosovës në KiE dhe çështja e Asociacionit - si e parasheh Tahiri procesin në Komitetin e Ministrave?

Lajme
Reshjet e shiut vështirësojnë komunikacionin në magjistralen Prishtinë - Ferizaj, Policia apelon për kujdes gjatë vozitjes

Reshjet e shiut vështirësojnë komunikacionin në magjistralen Prishtinë - Ferizaj, Policia apelon për kujdes gjatë vozitjes

Lajme
“5 euro për një kafe”, arrestohet shtetasi i Maqedonisë pasi tentoi ta korruptonte policin në Vërmicë

“5 euro për një kafe”, arrestohet shtetasi i Maqedonisë pasi tentoi ta korruptonte policin në Vërmicë

Kronika e Zezë
Vdes një grua në Repartin e Gjinekologjisë në Prizren

Vdes një grua në Repartin e Gjinekologjisë në Prizren

Kronika e Zezë
Kalo në kategori