LAJMI I FUNDIT:

Thaçi, komisionerit Hahn: Heqja e vizave rikthen besimin qytetar në Bashkimin Evropian

Thaçi, komisionerit Hahn: Heqja e vizave rikthen besimin qytetar në Bashkimin Evropian

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka vazhduar takimet me përfaqësues të lartë të Bashkimit Evropian.

Sipas njoftimit për media, Thaçi ka zhvilluar një takim edhe me Komisionerin për Zgjerim të BE-së, Johannes Hahn, me të cilin ka biseduar për liberalizimin e vizave, dialogun për normalizim të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, si dhe për perspektiven e anëtarësimit të Kosovës dhe shteteve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian.

Presidenti Thaçi ka thënë se mungesa e një perspektive të qartë për integrim po krijon hapësirë për ideologji të rrezikshme antievropiane në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Hahn kërkon kompromis për taksën, thotë se të paktën të pezullohet
Lexo po ashtu Hahn kërkon kompromis për taksën, thotë se të paktën të pezullohet

“Qytetarët e Kosovës, si populli me proevropian, kanë filluar të humbasin durimin. Një vendim për vizat në këtë vit dhe një zotim për dinamikë të re në integrimet evropiane, do ta rikthente besimin e humbur në BE-në”, ka thënë ai.

Në njoftim thuhet se në këtë takim është biseduar edhe për domosdoshmërinë e tejkalimit të mosmarrëveshjeve ndërmjet vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe për nevojën e arritjes së një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse dhe ligjërisht obliguese ndërmjet Kosovës dhe Serbisë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajme
Bajrami i reagon Muratit pasi tha se ka rritje të qarkullimit të biznesve, e fton për përballje

Bajrami i reagon Muratit pasi tha se ka rritje të qarkullimit të biznesve, e fton për përballje

Lajme
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Kurti: Më herët mirëmbajtja e rrugëve ka kushtuar 57 milionë për tri vjet, ne e kemi zbritur në 38 milionë

Kurti: Më herët mirëmbajtja e rrugëve ka kushtuar 57 milionë për tri vjet, ne e kemi zbritur në 38 milionë

Lajme
Aksident tragjik në Kërçovë, humbin jetën tre persona

Aksident tragjik në Kërçovë, humbin jetën tre persona

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori