LAJMI I FUNDIT:

Thaçi: Grupi parlamentar “6+” dha mbështetjen për Ushtrinë

Thaçi: Grupi parlamentar “6+” dha mbështetjen për Ushtrinë

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, thotë se për Ushtrinë ka marrë përkrahje nga përfaqësuesit e grupit parlamentar “6+” në Kuvendin e Kosovës.

“Takova në Prizren përfaqësuesit politik të komuniteteve etnike të përfaqësuar në Kuvendin e Kosovës në grupin ‘6 plus’. Jam i lumtur për përkrahjen e tyre të fuqishme transformimit të FSK-së në forcë ushtarake, multietnike dhe të integruar në familjen Euro-Atlantike. Kemi pajtim të plotë se koha ka ardhur që Kosova të ketë ushtri dhe se vajzat e djemtë tanë në uniformë do t’i shërbejnë gjithë Kosovës” (sic.), ka shkruar ai në Facebook. /Telegrafi/