LAJMI I FUNDIT:

Thaçi falënderon ministrin Guerini për rolin e Italisë në forcimin e paqes në Kosovë

Thaçi falënderon ministrin Guerini për rolin e Italisë në forcimin e paqes në Kosovë

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka pritur sot në takim ministrin e Mbrojtjes të Italisë, Lorenzo Guerini, të cilin e ka falënderuar për rolin e Italisë në KFOR dhe në forcimin e paqes në përgjithësi në Kosovë dhe rajon.

“Jemi mirënjohës për kontributin e Italisë në KFOR dhe për përpjekjet e gjithanshme për të forcuar paqen në Kosovë”, është shprehur presidenti Thaçi.


Duke folur për KFOR-in dhe komandantët italianë të forcës paqeruajtëse, presidenti Thaçi është shprehur se ka pasur bashkëpunim të shkëlqyer me gjeneralmajorin D’Addario dhe mirëpret mundësinë për të vazhduar këtë bashkëpunim me gjeneralmajorin Risi.

Ministri Guerini është i shprehur i lumtur që Italia ka kontribuar për forcimin e paqes në Kosovë dhe në tërë rajonin e Ballkanit.

Presidenti Thaçi shprehu edhe kënaqësinë që FSK në bashkëpunim me NATO-n, është bërë forcë profesionale, shumetnike, që i ka hapur perspektivë anëtarësimit të Kosovës në NATO në një të ardhme të afërt. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kryeministri tha se marrëveshja e 2015-ës me Serbinë shkel Kushtetutën, reagon Mustafa: Është sajesë dhe gënjeshtër e Kurtit

Kryeministri tha se marrëveshja e 2015-ës me Serbinë shkel Kushtetutën, reagon Mustafa: Është sajesë dhe gënjeshtër e Kurtit

Lajme
Çka po synon Serbia me testimin e armëve në kufi me Kosovën, flasin ish-ushtarakët

Çka po synon Serbia me testimin e armëve në kufi me Kosovën, flasin ish-ushtarakët

Siguri
Vuçiq e quan “hipokrit” reagimin e ndërkombëtarëve për ndalimin e qytetarëve të Kosovës

Vuçiq e quan “hipokrit” reagimin e ndërkombëtarëve për ndalimin e qytetarëve të Kosovës

Lajme
Policia kërkon ndihmë për identifikim e dy të dyshuarve për

Policia kërkon ndihmë për identifikim e dy të dyshuarve për "shpërdorim të pasurisë së huaj"

Kronika e Zezë
Marrëveshja mes Kosovës e Serbisë, Kurti: Në këtë 11-vjetor shteti serb në Peshter të Sanxhakut do të lansojë ushtrime me dronë luftarakë kamikazë

Marrëveshja mes Kosovës e Serbisë, Kurti: Në këtë 11-vjetor shteti serb në Peshter të Sanxhakut do të lansojë ushtrime me dronë luftarakë kamikazë

Lajme
​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

Siguri
Kalo në kategori