LAJMI I FUNDIT:

Thaçi e Vuçiq shtrëngojnë duart me ‘zor’ në Samitin e Sofjes (Video)

Thaçi e Vuçiq shtrëngojnë duart me ‘zor’ në Samitin e Sofjes (Video)

Vendet e Ballkanit Perëndimor sot në Samitin e Sofjes kanë nënshkruar Marrëveshjen e Digjitalizimit.

Pas nënshkrimit që ka bërë Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, u ka shtrirë dorën Presidentit të Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker, Presidentit të Këshillit Evropian, Donald Tusk dhe në këtë radhë edhe atij të Serbisë, Aleksandër Vuçiq.


Por shtrëngimi i duarve mes Thaçit dhe Vuçiq në këtë rast është bërë me insistimin e Presidentit të Bullgarisë, Boyko Borissov.

Borissov siç shihet në një video ka “tërhequr” Thaçin që të shtrëngojë duart edhe me krerët shtetërorë të vendeve të Ballkanit Perëndimor që ndodheshin në të djathtën e tij.

Ndërkaq, Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë gjatë takimit se nuk është optimist se ai do të arrijë marrëveshje brenda fatit kohor të përmendur nga homologu i tij i Kosovës, Hashim Thaçi.

“A do të vije deri te zgjidhja? Shpresoj. Nuk jam optimist, do të bëj më të mirën dhe do të bëj shumë përpjekje për të arritur deri aty”, ka bërë të ditur Vuçiqi në fund të samitit të Sofjes. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Problemet me qasje në shërbimet e VALA-s, zëdhënësi i Telekomit tregon arsyen

Problemet me qasje në shërbimet e VALA-s, zëdhënësi i Telekomit tregon arsyen

Lajme
Plagoset një polic në Zllakuqan të Klinës nga persona që kishin hyrë në shtëpinë e një prifti

Plagoset një polic në Zllakuqan të Klinës nga persona që kishin hyrë në shtëpinë e një prifti

Kronika e Zezë
Rasti i rëndë i Alma Arrazit – mesazhet me tone kërcënuese që ia dërgonte bashkëshorti Erdgysi

Rasti i rëndë i Alma Arrazit – mesazhet me tone kërcënuese që ia dërgonte bashkëshorti Erdgysi

Lajme
Këto pritet të jenë ulëset e partive në Kuvend për katër vitet e ardhshme

Këto pritet të jenë ulëset e partive në Kuvend për katër vitet e ardhshme

Politikë
Caktohet seanca për inaugurimin e Siljanovska-Davkova për presidente

Caktohet seanca për inaugurimin e Siljanovska-Davkova për presidente

Politikë
Arrestohet një polic në Gjakovë, dyshohet për ngacmim seksual të një të miture

Arrestohet një polic në Gjakovë, dyshohet për ngacmim seksual të një të miture

Kronika e Zezë
Kalo në kategori