LAJMI I FUNDIT:

Thaçi dhe Rama tallen me Vuçiqin

Thaçi dhe Rama tallen me Vuçiqin

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama janë tallur me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i cili sot ka thënë se “Thaçi po endet korridoreve të ndërtesës së OKB-së në New York”.

Thaçi në profilin e tij në Facebook dhe Twitter ka postuar një foto bashkë me Ramën, me mbishkrimin “Diku nëpër korridoret e OKB-së”.

Foto duket se vjet si reagim ndaj presidentit serb Vuçiq, i cili gjatë ditës kishte thënë se Thaçi nuk është duke zhvilluar takime, por vetëm duke endur nëpër korridore të OKB-së.

“Diku nëpër korridoret e OKB-së 😉 – bashkë me mikun tim dhe kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, me të cilin ndajmë synimin e përbashkët për integrimet euroatlantike, të mbështetur nga SHBA-ja, partneri i përjetshëm i shqiptarëve. HTH”, ka shkruar Thaçi si reagim ndaj Vuçiqit.

Reagimi i Thaçit vjen si përgjigje ndaj presidentit serb, Aleksander Vuçiq, i cili teksa ka folur për takimet që ka pasur në New York, në kuadër të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara që po mbahet në New York, ka gjuajtur me fjalë presidentin e Republikës së Kosovës, Hashim Thaçin.

Vuçiq ka thënë se do të dëshironte të takonte Thaçin, por ka thënë se ai “po endet korridoreve” njëjtë sikurse Vuk Jeremiqi.

“Sido që të jetë, Thaçi njëjtë sikurse Jeremiq shëtitet korridoreve në New York”, ka thënë sot Vuçiq.

Presidenti Thaçi gjatë dy ditëve të fundit ka zhvilluar takime bilaterale me presidenten kroate, kryeministrin grek, sekretarin e shtetit të Vatikanit, presidentin e Zvicrës, atë të Kosta Rikës dhe personalitete tjera, që po marrin pjesë në Punimeve e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Muhamet Hajrullahu
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Detaje të reja nga krimi që la të vdekur dy persona në Prishtinë – policia njofton se është arrestuar një i dyshuar që po trajtohej në QKUK

Detaje të reja nga krimi që la të vdekur dy persona në Prishtinë – policia njofton se është arrestuar një i dyshuar që po trajtohej në QKUK

Drejtësi
Avokati Kërveshi dhe kompania

Avokati Kërveshi dhe kompania "Kërveshi & Partners" shpallen më të suksesshmit në Kosovë për vitin 2023-2024 nga “The Legal500”

Lajme
Gjenden të shtrirë në rrugë pa shenja jete dy persona në Prishtinë – policia nis hetimet

Gjenden të shtrirë në rrugë pa shenja jete dy persona në Prishtinë – policia nis hetimet

Kronika e Zezë
Bajrami, Kurtit: A po të kujtohet që i premtojshe do fabrika të keçapit nëpër oda – mjaftë me manipulime

Bajrami, Kurtit: A po të kujtohet që i premtojshe do fabrika të keçapit nëpër oda – mjaftë me manipulime

Lajme
Kalo në kategori