LAJMI I FUNDIT:

Thaçi dhe komandanti i KFOR-it, Cuoci flasin për gjendjen e sigurisë në Kosovë

Thaçi dhe komandanti i KFOR-it, Cuoci flasin për gjendjen e sigurisë në Kosovë

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, sot ka pritur komandantin e ri të KFOR-it, gjeneralin Salvatore Cuoci.

Presidenti Thaçi i ka uruar mirëseardhje gjeneralit Salvatore Cuoci në Kosovë, duke i dëshiruar punë të mbarë në detyrën e re.


Ai ka thënë KFOR-i po vazhdon të bëjë një punë të mrekullueshme në Kosovë.

“Falë punës dhe përkushtimit, tashmë të dëshmuar prej gati rreth dy dekadash, KFOR-i gëzon besimin më të madh te qytetarët tanë dhe është në ballë të fushatave për ngritjen e vetëdijes për paqen, për harmoninë ndërfetare, tolerancën dhe bashkëjetesën qytetare”, u shpreh presidenti Thaçi.

Ndërsa, komandanti i ri i KFOR-it, Salvatore Cuoci, ka thënë se do të mbetet i përkushtuar për një ambient të qetë, me liri të lëvizjes dhe të sigurt për të gjithë qytetarët e Kosovës.

Presidenti Thaçi ka thënë se KFOR-i po kryen një mision fisnik në Kosovë dhe e siguroi komandantin e ri të KFOR-it për përkrahjen e vazhdueshme të institucioneve të Kosovës. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Zhdukja e nënës me tre fëmijët në Shkodër, policia arreston bashkëshortin - dyshohet të jenë mbytur për shkak të dhunës

Zhdukja e nënës me tre fëmijët në Shkodër, policia arreston bashkëshortin - dyshohet të jenë mbytur për shkak të dhunës

Lajme
Axhanqiq: Unë takohem me Kurtin hapur, të tjerët fshihen

Axhanqiq: Unë takohem me Kurtin hapur, të tjerët fshihen

Lajme
Ulqini gati për sezonin e ri, drejtues të komunës dhe biznesmen flasin për çmimet dhe investimet

Ulqini gati për sezonin e ri, drejtues të komunës dhe biznesmen flasin për çmimet dhe investimet

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Spahoviq: Nuk mund të pritet qeveri proevropiane nga Vuçiqi, idetë e Millosheviqit janë ende të gjalla

Spahoviq: Nuk mund të pritet qeveri proevropiane nga Vuçiqi, idetë e Millosheviqit janë ende të gjalla

Lajme
Rrahet anketuesi i regjistrimit të popullsisë, policia arreston tre të dyshuarit në Pejë

Rrahet anketuesi i regjistrimit të popullsisë, policia arreston tre të dyshuarit në Pejë

Lajme
Kalo në kategori