LAJMI I FUNDIT:

Thaçi dekreton Avdullah Hotin për kryeministër

Thaçi dekreton Avdullah Hotin për kryeministër

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka bërë të ditur se ka dekretuar Avdullah Hotin për kryeministër të Kosovës.

Përmes një konferencë për media, Thaçi ka thënë se vendimi për t’i dhënë mandatin për të udhëhequr me qeverinë LDK-së është në përputhje me Kushtetutën.

Presidenti thekson se kreu i LDK-së Isa Mustafa, ia ka konfirmuar se mbështet të gjitha kriteret mbizotëruese për krijimin e qeverisë së re duke përfshirë edhe kriterin e sigurimit të shumicës parlamentare.

“Siç edhe jeni të informuar edhe nga konsultimi që zhvillova të mërkurën me liderët e të gjitha partive parlamentare, që përfaqësojnë vullnetin e zgjedhjeve të 6 tetorit. Të gjitha këto parti, vlerësojnë që Kosova duhet të ketë qeveri të re, me përjashtim të një partie politike. Prandaj, pas letrave që i kam drejtuar kryetarit të LDK-së, praktikë e mëhershme drejtuar edhe partisë që ishte e para në zgjedhjet e 6 tetorit, sot kam marrë një letër nga kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, përmes së cilës, ai konfirmon se mbështet të gjitha kriteret mbizotëruese për krijimin e qeverisë së re duke përfshirë edhe kriterin e sigurimit të shumicës parlamentare. Në përputhje me këtë letër, sapo kam dekretuar Avdullah Hotin për kryeministër”, ka thënë Thaçi.

Sipas tij, mocioni i mosbesimit ka qenë legjitim dhe pas shkarkimit të qeverisë, do të veprojë sipas kushtetutës për qeverinë e re.

“Në këtë kohë, mocioni i mosbesimit ndodhi me 2/3 e deputetëve. Ka qenë legjitim dhe me përputhshmëri me rendin kushtetues. Në ditët në vijim, një qeveri tjetër e re mund të votohet në Kuvendin e Kosovës. Sërish në përputhje të plotë me Kushtetutën e Kosovës dhe me rendin demokratik të republikës sonë, duke marrë parasysh legjitimitetin e qartë nga deputetët dhe nga zotimi i dëshmuar sot nga shumica e re parlamentare të dalë nga zgjedhjet e 6 tetorit”, ka thënë presidenti.

Ndërkaq, sipas dekretit të nënshkruar nga presidenti, Hoti i propozohet Kuvendit të Kosovës kandidat për kryeministër për të formuar Qeverinë e Kosovës.

“Kandidati nga pika 1 e këtij Dekreti, jo më vonë se 15 ditë pas emërimit, i paraqet Qeverisë para Kuvendit të Kosovës dhe kërkon miratimin e Kuvendit”, thuhet në dekret.

I pyetur rreth akuzave të ushtruesit në detyrë të ministrit të Brendshëm, Xhelal Sveçla, Thaçi theksoi se kërcënimet ndaj liderëve politik dhe deputetëve duhet të ndalen. Ndërsa sa i përket vizitës së tij në Tiranë, ai thotë se vizita ka qenë pa asnjë qëllim, por vetëm ‘për qejf’.

“Kërcënimet, shantazhet ndaj liderëve politik, ndaj deputetëve mendoj se grupi që kanë mbetur në zyrat e qeverisë, duhet t’i ndalë…. Veç për qejf”, tha Thaçi.

Ai është shprehur falënderues ndaj Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik, për punën e bërë gjatë pandemisë COVID-19.

“Jam i bindur që Kosova do të kalojë edhe këtë fazë të rëndë të shkaktuar nga pandemia e coronavirusit, edhe njëherë dëshiroj të falënderojë Institutin kombëtar të shëndetësisë publike për punën e mrekullueshme që kanë bërë dhe të njëjtën kohë jam i sigurt që edhe ne politiken Kosovare do të mbizotëroj, arsyeja, përgjithësia institucionale dhe rendi demokratik”, deklaroi Thaçi./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Lajme
Si ndikon dygjuhësia në zhvillimin neurokognitiv te fëmijët dhe roli i teknologjisë – shpjegon Pervizaj, mjeke Neuroshkencës Kognitive

Si ndikon dygjuhësia në zhvillimin neurokognitiv te fëmijët dhe roli i teknologjisë – shpjegon Pervizaj, mjeke Neuroshkencës Kognitive

Elfije Boletini
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Këshilli i Sigurimit i OKB-së refuzon serish propozimin rus të diskutohet për sulmet ajrore të NATO-s mbi Serbinë

Këshilli i Sigurimit i OKB-së refuzon serish propozimin rus të diskutohet për sulmet ajrore të NATO-s mbi Serbinë

Lajme
Kalo në kategori