LAJMI I FUNDIT:

Thaçi dekoron shkrimtarin Dritëro Agolli

Thaçi dekoron shkrimtarin Dritëro Agolli

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, nderoi sot në 85 vjetorin e lindjes, shkrimtarin e shquar Dritëro Agolli me “Urdhrin e Pavarësisë”.

Gjatë vizitës dyditore që i pari i vendit po zhvillon në Shqipëri, u prit sot në banesën e tij nga shkrimtari i njohur, të cilin e vlerësoi për kontributin e jashtëzakonshëm, të papërsëritshëm dhe emblematik për çështjen e Kosovës.


Duke e konsideruar një nder të madh dekorimin nga Thaçi, Agolli shprehu besimin e plotë se Kosova shumë shpejt, në një të ardhme të afërt, do t’ia kalojë të gjitha vendeve për nga përparimi, tha ai, sepse ka përgatitur kapacitete në të gjitha fushat.

Presidenti Thaçi e uroi për 85 vjetorin e lindjes shkrimtarin e madh, ndërsa e vlerësoi gjeniun e letrave shqipe për atë çfarë ai i ka kushtuar Kosovës, e cila ka pasur edhe ndikimin e saj.