LAJMI I FUNDIT:

Thaçi: Britania e Madhe, partner strategjik i Kosovës

Thaçi: Britania e Madhe, partner strategjik i Kosovës

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, sot ka pritur një delegacion të Parlamentit britanik të kryesuar nga deputeti Martin Vickers.

Presidenti Thaçi i ka falënderuar ata për mbështetjen që Britania e Madhe i ka dhënë Kosovës në të gjitha periudhat, sidomos në atë të çlirimit dhe pavarësisë së Kosovës.


“Britania e Madhe është një partner strategjik i Kosovës. Roli juaj në çlirimin dhe pavarësinë Kosovës ka qenë jetik dhe përcaktues. Jemi shumë mirënjohës për mbështetjen tuaj si deputetë, si qeveri dhe si popull”, është shprehur presidenti Thaçi.

Ai ka thënë se marrëdhëniet e mira bilaterale duhet të zgjerohen edhe në ekonomi, arsim, kulturë dhe sport.

“Jemi të interesuar të kemi më shumë investime britanike në Kosovë. Pas hyrjes në fuqi të Ligjit për Investime Strategjike, presim dinamikë të re në investimet britanike në Kosovë”, ka theksuar presidenti Thaçi.

Deputetët britanikë përgëzuan presidentin Thaçi për iniciativën që ka ndërmarrë për themelimin e Komisionit për të Vërtetën dhe Pajtimin, duke ofruar mbështetjen dhe ndihmën e tyre për këtë komision.

Udhëheqësi i delegacionit britanik, Martin Vickers, theksoi se Britania e Madhe mbetet e përkushtuar për të vazhduar mbështetjen për Kosovën. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Lajme
Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Lajme
Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Lajme
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Kronika e Zezë
Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Lajme
Kalo në kategori