LAJMI I FUNDIT:

Tevdovski premton paga më të larta për zhvillim ekonomik (Video)

Tevdovski premton paga më të larta për zhvillim ekonomik (Video)

Luftërat, konfliktet dhe krizat politike kishin ndikim shkatërrues ndaj ekonomisë së vendeve të Ballkanit Perëndimor. Profesoresha e universitetit në Peruxha, Milica Uvaliq konsideron se rritja e shpejtë dhe zhvillimi mund të arrihen vetëm përmes politikave afatgjate të fokusuara në ekonomi, ulje të papunësisë, arsim cilësor, administratë efikase, politikë industriale por para së gjithash stabilitet politik, përcjell Telegrafi Maqedoni.

”Pengesa kryesore për zhvillim më të shpejtë ekonomik për vendet është jo stabiliteti politik. Kjo vlen edhe për Maqedoninë. Maqedonia kishte luftë qytetare në vitin 2001, por kishte pasoja të rënda nga jostabiliteti politik në mbarë rajonin. Për këtë nuk thithi shumë investime direkte. Mendoj se stabiliteti politik është faktori numër një që vendet e rajonit të zhvillohen më shpejtë”, tha Milica Uvaliq, profesoreshë universitare.


Alsat-M citon ministrin e financave, Tevdovski, faza për nxitjen e rritjes ekonomike në vend është rritja e rrogës mesatare që është më e ulët krahasuar me vendet e rajonit.

”Konsiderojmë se duhet të bëhet presion që rrogat të rriten pasi rrogat nga njëra anë ndoshta janë harxhim për kompanitë, por nga ana tjetër janë edhe konsum në ekonomi. kështu që, nëse rrogat rriten, kjo do të jetë mirë edhe për kompanitë, pasi ato do të krijojnë konsum”, theksoi Dragan Tevdovski, ministër i financave.

Sipas Eurostat, standardi i jetesës në Maqedoni është për 62% më i ulët se ai në vendet e Evropës. Nga vendet e rajonit, PBV më të ulët për kokë banori kanë Shqipëria dhe Bosnja e Hercegovina./Telegrafi/

PBV për kokë banori (përqindja nga mesatarja në BE)

Mali i Zi 42%
Maqedonia 38%
Serbia 36%
BeH 31%
Shqipëria 30%