Teuta Krasniqi me maskë mbrojtëse protestoi sot në Prishtinë për ajrin e ndotur (Video)

Sot (e mërkurë) në Prishtinë është mbajtur protestë për ajrin e ndotur ditëve të fundit në vend.
Pjesë e protestës u bënë qytetarë të shumtë, ndërsa nuk munguan edhe fytyrat publike.
Aktorja Teuta Krasniqi është njëra ndër ato, e cila gjithashtu protestoi sot para Teatrit Kombëtar në Prishtinë.
Ajo ka publikuar një video në llogarinë personale në Instagram, ku shfaqet me maskë mbrojtëse në fytyrë, teksa xhiron momentet nga protesta.
"Po du me marr frymë", ishte hashtagu që aktorja Krasniqi kishte vënë në mbishkrimin e fotografisë.
Ndryshe, aktorja në fjalë kishte shprehur një shqetësim të tillë prej muajsh, duke reaguar me shkrime të ndryshme në rrjetet sociale. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
31/01/2018
Top Lajme
BBVK
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals














































