Qindra qytetarë sot kanë protestuar në sheshin “Skënderbeu” në shenjë pakënaqësie me nivelin e ndotjes së ajrit në kryeqytet.
“Plasëm, u ngulfatëm”, “Helm”, “Hazardous”, “Po du ajër”, “Shpend duaje Prishtinën”, “Veç edhe ajrin keni mbet pa e privatizuar”, ishin këto disa nga pankarta të cilat protestuesit mbanin në duar në shenjë proteste ndaj ndotjes së ajrit në Prishtinë, i cili ka arritur përmasa shqetësuese.
E në mesin e këtyre protestuesve u gjend edhe një turist nga Kina i cili kishte ardhur për ta vizituar Kosovën.
Ai për Telegrafin u shpreh se pjesmarrja e tij në protestë ishte e rastësishme.
“Jam turist këtu dhe vij nga Kina. U ndala këtu pasi që isha kureshtar për këtë protestë kundër ndotjes së ajrit. Faktikisht vetëm doja të shkoja në muze por pashë shumë njerëz që janë mbledhur këtu dhe desha të ndalem të shikoj çfarë po ndodh”, u shpreh ai.
Tutje turisti nga Kina theksoi se e admiron këtë sepse sipas tij të rinjtë e kanë obligim ndaj shoqërisë të protestojnë për gjendjen e ajrit të tyre.
E në anën tjetër, Anton Nrecaj njëri nga organizatorët e kësaj proteste, u shpreh se organizmi i kësaj proteste kishte për qëllim sensibilizimin e qytetarëve për ndotjen e ajrit.
” Ne sot kemi dalë me disa kërkesa emergjente. Njëra nga kërkesat është që të sensibilizohet opinioni se situata është e rrezikshme dhe duhet me mbajt maska, tjetra është që tri komunat e rrezikuara ajo e Fushë Kosovës, Obiliqit dhe Prishtinës të siguroj maska edhe ato të shpërndahen përmes qendrave mjekësore dhe shkollave”, ka thënë Nrecaj. /Telegrafi/
Promo
Reklamo ketuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Si ndodhi përplasja në mes Astrit Gashit dhe Afrim Cakës, pasi ky i fundit e akuzoi që fjalët i ka nga Serbia

Operacion policor në tri komunat në veri, lidhur me sulmin terrorist në Banjskë

Vdekja e të riut shqiptar në kufirin me Serbinë, reagon familja Muçiqi

Elshani nga Octopus: Milan Radoiçiq pjesëmarrës në sulmin terrorist, Lista serbe ka humbur legjitimitetin

Gërvalla: Asociacioni ka vdekur për ne dhe ndërkombëtarët

Analistët serbë: Sulmi i armatosur në Banjskë debakël i politikës së Beogradit, Serbia u mund dhe u poshtërua

Çmimi i banesës në lagjen Aktash me zbritje – shfrytëzojeni këtë mundësi ID-226

OFROHET ME ZBRITJE – objekti afarist me 600m² po lëshohet me qera ID-124

EXTRA ZBRITJE – Shitet banesa me 91.5 m² në Prishtinë ID-159

Shitet banesa e përshtatshme për familje të vogla, 93.72m² në Prishtinë – mundësitë e pagesës të përshtatshme për gjithsecilin ID-235

Lokacioni ideal, ajri i pastër dhe shtëpia e ëndrrave tuaja – kjo ofertë është e duhura për ty! ID-234

Fotot e rreme të vajzave të reja të zhveshura – të krijuara me Inteligjencën Artificiale – tronditin një qytet të vogël spanjoll

Zbuloni sekretin e bukurisë me peptide të kolagjenit Naturagen – tash me 50% në Telegrafi Deals

Stil, funksionalitet dhe zbritje – ofertat në Telegrafi Deals nuk kanë të ndalur

Shfrytëzo ofertën – blej me zbritje maicën në Telegrafi Deals

Syze Hugo Boss ekskluzivisht me zbritje në Telegrafi Deals
Më të lexuarat

Analistët serbë: Sulmi i armatosur në Banjskë debakël i politikës së Beogradit, Serbia u mund dhe u poshtërua

Vdekja e të riut shqiptar në kufirin me Serbinë, reagon familja Muçiqi

Jose Mourinho nuk i la vetëm lojtarët që shkuan të përshëndesnin tifozët e Romës pas humbjes turpëruese

Çfarë lidhje ka Guardiola me liderin e La Ligës, Gironan, klubi që ka më shumë pikë se Man City

Caka: Jam dëshmitar okular se Radoiçiqi i vrau tre shqiptarë në Gjakovë

Gërvalla: Asociacioni ka vdekur për ne dhe ndërkombëtarët