LAJMI I FUNDIT:

Teuta Krasniqi e kujton mes lotësh Arzana Krajën: Mbetëm pa e pirë kafen, e pa bërë filmin e planifikuar tash e 12 vite

Teuta Krasniqi e kujton mes lotësh Arzana Krajën: Mbetëm pa e pirë kafen, e pa bërë filmin e planifikuar tash e 12 vite
Foto: Teuta Krasniqi/Instagram

Është ndarë nga jeta të mërkurën regjisorja e njohur, Arzana Kraja.

E ndjera u gjet e vdekur në banesën e saj në lagjen Kalabria në Prishtinë, dhe kjo u konfirmua nga Policia e Kosovës.

Ngushëllime për ndarjen e parakohshme të saj nga jeta kanë shprehur shumë prej figurave publike.


Regjisorja e ndjerë, Arzana Kraja

Aktorja e njohur shqiptare, Teuta Krasniqi, e cila ishte mike e mirë me të ndjerën nuk i ka kursyer fjalët e sinqerta për shoqen dhe bashkëpunëtoren që e humbi.

Ajo ka publikuar në rrjetin social Instagram disa fotografi të realizuara ndër vite me Arzanën, me të cilën ka kaluar momente tejet të lumtura.

Shoqata Sindikale e Teatrit Kombëtar të Kosovës ngushëllon familjen Kraja
Lexo po ashtu Shoqata Sindikale e Teatrit Kombëtar të Kosovës ngushëllon familjen Kraja

Krasniqi shkruan se do t’i mungojë më shumë se kurrë kafja që nuk do ta pinë, dhe filmi që nuk do ta realizojnë – të gjitha këto ishin plane të përbashkëta të të dyja shoqeve.

“Zemrie, s’po muj me besu qe shkove… gjithmone jam mundu me ta shpreh dashnine e vecante qe e kam pas per ty, por s’di a ke mbrri me dite sa mirenjohese jam kone gjithmone per shoqerine tende. Qaq shume me ke jep prej miresise e urtesise tende… Mbetem pa e pi kafen e planifikume e pa e bo filmin qe e kemi planifiku qe 12 vjet… shume ke jep prej shpirtit tend te mire dhe gjithmone ka me te mbajt ne zemer e ne kujtimet e mia, qe i kam kaq te fresketa e te bukura. U prehsh ne paqe zemrie”, ka shkruar Teuta Krasniqi në Instagram. /Telegrafi/

https://www.instagram.com/p/B4zzoLnAnV5/

Në trend Magazina

Më shumë

"Shfrytëzimi që kanë dashur të bëjnë në kurriz të dhimbjes time" - operimi që iu premtua në BBVK 3 nuk u realizua, Anisa Veseli përfundon në polici?

Magazina

"Po jam në kontakt me Eglin", Livia thyen heshtjen për gjendjen e Eglit pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4

Magazina
Sfida e mos-reagimit, në shtëpinë e BBVA lëshohen kënga dhe intervista e Jozit për Loredanën - bëhen virale momentet e banorëve

Sfida e mos-reagimit, në shtëpinë e BBVA lëshohen kënga dhe intervista e Jozit për Loredanën - bëhen virale momentet e banorëve

Magazina
Gjesti ia huq me të madhe, thotë se Bullgaria është kryeqytet i Serbisë - banorët ia shpjegojnë që është shtet

Gjesti ia huq me të madhe, thotë se Bullgaria është kryeqytet i Serbisë - banorët ia shpjegojnë që është shtet

Magazina
Gjesti-Olës: Nuk je për lule ti, je për darka - të ftoj unë në krevat se për tjetër send s'je ti

Gjesti-Olës: Nuk je për lule ti, je për darka - të ftoj unë në krevat se për tjetër send s'je ti

Magazina
Capital T dhe Adrola Dushi shijojnë pushimet në destinacion të largët, teksa ngacmojnë njëri-tjetrin me komente

Capital T dhe Adrola Dushi shijojnë pushimet në destinacion të largët, teksa ngacmojnë njëri-tjetrin me komente

Magazina
Kalo në kategori