LAJMI I FUNDIT:

Tetovë, ujrat e zeza derdhen në përroje dhe lumenj

Tetovë, ujrat e zeza derdhen në përroje dhe lumenj

Ujërat e zeza në komunën e Tetovës bashkë edhe me komunat tjera rruale derdhen në përroje dhe lumenj, të pa filterizuar, të cilat janë të dëmshme për ambientit, thotë Hisen Xhemaili, drejtor në Ministrinë e Ambientit.

Ai po ashtu thekson se nga vitit 2012 ka filluar projekti që ujrat e zeza të trajtohen dhe të ketë system të filtrimit, por ka disa procedura që duhet kaluar.


Sipas Xhemailit, ky projekt do të përfshijë pjesën urbane të qytetit dhe disa fshatra.

“Ky projekt është projekt që do përfshijë sistemin e filtrimit te ujrave të zeza për qytetin e Tetovës me rrethinë, është një projekt që përfshin pjesën urbane të qytetit, fshatrat Xhepçisht, Poroj, Reçicë e Madhe e Vogël dhe Falisht. Për far të keq ashtu është. Tetova, në përgjithësi edhe Pollogu ka mungesë të trajtimit të ujërave të zeza, stacioneve të filtrimit dhe për fatin tonë të keq të gjitha keto ujra të zeza janë derdhur në sipërfaqje të tokës, në rrjedhjat ujërore, nëpër lumin Shkumbin, të gjitha këto kanë përfunduar në lumin Vardar dhe kanë përfunduar në detin Egje” – tha Drejtori i Mjedisit, Hisen Xhemaili.

Ekspertët e mjedist thonë se me ndërtimin e kolektoreve për trajtimin e ujërave të zeza do të ishte zgjedhje afatgjate për mbrojtjen e mjedisit.

“Ujërat e zeza që do të trajtohen, 85% do të jenë nga amvisrit dhe 15 % nga industritë. Është e vërtetë që ujërat që vijnë nga industritë duhet të kenë një trajtim paraprak, para se ato ti lëshojnë në rrjetin e kanalizimit. Procesi i vlerësimit dhe ndikimit të mjedisit për kolektorin e Tetovës është një procedurë e detyrushme, në procesin e marrjes së lejes së ndërtimit, roli i të cilit është të vlerëson ndikimim në mjedis dhe zbatimin e projektit dhe të parashikon masa të duhura për parandalim dhe kontrolle të ndikimeve me qëllim të arritjeve të nivelit të lartë të mbrojtjes së mjedisit” – u shpreh eksperti mjjedisor, Marjan Mihailov.

Kjo çështje u trajtua edhe në debatin publik që u mbajt në komunën e Tetovës me temë, ‘Ndërtimi dhe rikonstruimi i kolekotirt dhe sistemit të kanalizimeve si dhe ndërtimi i impiantit për trajtimin e ujërave të zeza në Tetovë’.

Projekti financohet nga Bashkimi Evropian dhe do të përfshijë sistemin e filtrimit të ujërave të zeza për Tetovën me rrethinë, pjesën fushore që është projektuar të përfshijë 95 mijë banorë dhe kapë vlerën e 33 milion eurove.