Duhet të operohet privat për shkak të mungesës së nënshtetësisë
“Të them të drejtën në vendin tim ndjehem e huaj, edhe pse kam lindur në Tetovë ndjehem e huaj”
Kështu shprehet Vahide Uzairi e lindur dhe rritur në Tetovë, e ajo që e bën të ndjehet e huaj në vendin e saj të lindjes është mungesa e nënshtetësisë.
Edhe pse e ka certifikatën e lindjes dhe dëftesat e shkollës fillore që e ka përfunduar në Tetovë ajo disa here i ka dorëzuar për të kërkuar nënshtetësinë që i takon, ende nuk ka asnjë përgjigje nga institucionet.
“Kam aplikuar pesë apo gjashtë here dhe i kam dorëzuar dokumentet në Shkup për nënshtetësi që kam aplikuar, por nga atje nuk kam asnjë përgjigje, unë shkollën fillore e kam mbaruar në Tetovë dhe me dëftesat e shkollës dhe me certifikatën e lindjes i kam dorëzuar për nënshtetësi por ende nuk kam asnjë përgjigje. 0026 Për here të fundit kam aplikuar në 13.10.2021 dhe që nga 2021 nuk kam asnjë përgjigje”, thotë Vahide Uzairi nga Tetova.
E ajo që Vahidja më së shumti ka nevojë për dokumentin e nënshtetësisë janë edhe pagesat private që i bën për shërimin e saj.
Vahidja: Po tani e kam edhe një operacion për boshtin kurrizor, dhe ajo shkon privat, si ta bëj privat kur kam lindur në Tetovë dhe shteti nuk ma jep nënshtetësinë… Privat nuk mund ta bëj sepse është i shtrenjtë
Gazetari: Sa kushton?
Vahidja: Më kanë thënë se është 3000 euro privat
Gazetari: Dhe je e pa punë
Vahidja: Po e pa punë
Vahidja u largua me dokumentin e vetëm që mbante në duar, certifikatën e lindjes, me shpresë se pas kësaj kronike zëri i një gruaje në nevojë do të depërtoj në veshin e institucioneve dhe më nuk do të duhet të endet neper dyer të institucioneve dhe me shpresë se më nuk do të ndjehet e huaj në vendin e saj të lindjes. /KlanMacedonia/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëAnëtarësimi i Kosovës në KiE, cilat janë vendet skeptike që duan fillimisht asociacionin?
Konkursi i dyshimtë i Policisë, IPK: Do t’i verifikojmë informatat
AGK-ja dënon intimidimin publik të deputetit Dimal Basha ndaj gazetares së RTK-së
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë
Drejtori i RTK-së: Gjuha e përdorur nga deputeti Dimal Basha, e papranueshme
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’
"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe