LAJMI I FUNDIT:

Tetovë, ndryshimet e shpeshta janë pengesë për biznesin

Tetovë, ndryshimet e shpeshta janë pengesë për biznesin

Ndryshimi i shpeshtë i ligjeve të ndërtimit, mos zbatimi i tyre në praktikë, mos pasja e planeve detale urbanistike në pjesën më të madhe të rajoneve rurale, por edhe në disa vende të rajoneve urbane, janë pengesat më të mëdha, me të cilat po ballafaqohen biznesmenët me fillimin e ndërtimeve. Këto janë disa pjesë të konkluzioneve që janë paraqitur në debatin e titulluar si rregullativë në fushën e planifikimit hapësinor, tokës ndërtimore dhe procedurave të ndërtimit, shkruan gazeta KOHA. Në të tilla procedura burokratike, por edhe thyerjen e ligjeve nga ana e institucioneve, sektori i biznesit shpesh herë heq dorë nga investimet e planifikuara, thotë Menderes Kuçi nga Oda Ekonomike e Maqedonisë Veriperëndimore.

Biznesmenët në procedurat e ndërtimit shpesh për herë hasin në disa procedura të caktuara ligjore. Për tejkalimin e këtij problemi, nevojitet një përfshirje më e madhe e biznesmenëve në sjelljen e ligjeve të cilat direkt i prekin ata, thonë nga Qendra internacionale Epi. Qyteti i Tetovës, edhe pse është ndër qytetet ku më së shumti ndërtohet, megjithatë gjatë ndërtimit shumë pak ose pothuajse aspak nuk respektohen rregullat e ndërtimit.


Investitorët privat, gjatë ndërtimeve nuk pajisen me dokumentacion adekuat për mënyrën e ndërtimit dhe përdorimin e makinerisë. Në këtë drejtim zënia e hapësirës publike gjatë ndërtimeve të objekteve të mëdha është në modë në këtë qytet, kurse në shumicën e rasteve janë në rrezik qytetarët të cilët qarkullojnë afër objekteve të cilët janë në ndërtim e sipër.

Në Inspektoratin komunal të Tetovës, theksojnë se investitori duhet që kur të ndërtojë, të sigurojë në maksimum vendin ku kryhen ndërtimet. Ata nuk kanë përjashtuar mundësinë që në raste të caktuara, rregullat e ndërtimit të mos respektohen, me çka edhe të cenohet siguria e qytetarëve. “Ka raste kur nuk respektohen rregullat e ndërtimit. Leja jepet për objektin dhe më pas ndërtuesi shfrytëzon makineri e cila paraqet rrezik jetën e qytetarëve. Për shfrytëzimin e makinerisë adekuate dhe të posaçme jepet leje tjetër nga inspektorati ndërtimor, i cili vëzhgon ndërtimin dhe në rast të thyerjes së dispozitave të ndërtimit merren masa”, thonë në Inspektoratin ndërtimor të Tetovës.

Prishja dhe uzurpimi i hapësirave publike në territorin e Komunës së Tetovës vite me radhë paraqitet si dukuri e cila nuk luftohet sa duhet, pohojnë qytetarët. Sipas tyre, disa ndërtuesit jo që nuk respektojnë standardet e lejimit të shfrytëzimit të pronës për ndërtim por ata shpeshherë edhe e tejkalojnë pronën e tyre, duke cenuar pronën publike dhe duke vënë në rrezik jetën e qytetarëve.

Në debatin e sotëm në Universitetin e Evropës Juglindore në Tetovë, i cili është pjesë e projektit partneritet për një rregullativë më të mirë të biznesit, u theksua se qytetarët aspak nuk informohen për planifikimin e ardhshëm hapësinor dhe ndërtimet në lagje e tyre, që paraqet një lëshim të madh të qeverive lokale, por edhe për vetë qytetarët, të cilët shpesh kanë injoruar zhvillimin e ardhshëm të komunës. Përndryshe, në Sektorin për Urbanizëm në Tetovë, thonë se edhe Ligji që u soll për legalizim nuk solli ndryshime dhe pranojnë se ky ligj është thikë me dy tehe ngase shumë plane urbanistike për hapjen e rrugëve të reja do të anulohen.

“Kjo është një thikë me dy tehe, në njërën anë qytetarët që kanë ndërtuar shtëpi dhe duan që t’i regjistrojnë në kadastër dhe të hynë në sistemin e tatimit e tjera, në anën tjetër planifikimin e dëmton shumë për shkak se rrugë të pa hapura që janë të planifikuara deri më tani, ndoshta nuk do të mund të hapen për shkak se ndryshimet e fundit të ligjit na detyrojnë neve që të legalizojmë objekte që kapin rrugë, infrastrukturë rrugore që ka qenë e planifikuar, por nuk është realizuar deri më sot. Këto lëndë i kalojmë nëpërmjet këshillit ku merret një vendim kolektiv konform ligjit në fuqi. Ashtu, siç thash pak më parë, kjo është një thikë me dy tehe, njëra palë shpërblehet mirë, ata që legalizojnë objektet e tyre, ndërsa pala tjetër, ne që duam të vendosim një rend, që duam të kemi një qytet të mirë organizuar na prish shumë punë, por nuk kemi se çfarë të bëjmë ne jemi të obliguar të respektojmë ligjin ashtu si respektohet ne të gjithë shtetin, po ashtu edhe në komunën tonë”, sqarojnë nga Sektori i Urbanizmit në Tetovë.

Në trend Lajme

Më shumë
Pasuria e profesorit të suspenduar Xhevat Krasniqi: Mbi 160 mijë euro para të gatshme, 150 mijë euro pasuri të paluajtshme

Pasuria e profesorit të suspenduar Xhevat Krasniqi: Mbi 160 mijë euro para të gatshme, 150 mijë euro pasuri të paluajtshme

Lajme
Presidenca i reagon ashpër Pacollit pasi e quajti provokim veprimin e Osmanit me të mbijetuarat e luftës gjatë seancës në KS të OKB-së

Presidenca i reagon ashpër Pacollit pasi e quajti provokim veprimin e Osmanit me të mbijetuarat e luftës gjatë seancës në KS të OKB-së

Lajme
Shtatë ish-anëtarë të grupit “Çakallët” dënohen për krime ndaj shqiptarëve të Kosovës

Shtatë ish-anëtarë të grupit “Çakallët” dënohen për krime ndaj shqiptarëve të Kosovës

Drejtësi

"Serbia po frikëson dhe shantazhon qytetarët e Kosovës"- Qeveria shpalos detaje tjera nga biseda telefonike Kurti-Macron

Lajme
Pas vizitës në selinë e NATO-s, gjenerali Ulutash: Vetëm zgjidhje politike mes Kosovës e Serbisë

Pas vizitës në selinë e NATO-s, gjenerali Ulutash: Vetëm zgjidhje politike mes Kosovës e Serbisë

Lajme
Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Siguri
Kalo në kategori