LAJMI I FUNDIT:

Tetovë, mashtron një nënë dhe të birin për punë në Gjermani duke ua marrë 80.000 denarë

Tetovë, mashtron një nënë dhe të birin për punë në Gjermani duke ua marrë 80.000 denarë

Tridhjetë e katër vjeçari nga Tetova ka mashtruar një grua dhe djalin e saj duke i gënjyer ata se do t’u gjejë punë në Gjermani.

Ai në disa raste u ka marrë para ndërsa shuma që u ka marrë në total është 80.000 denarë, përcjell Telegrafi Maqedoni.


Ai u ka premtuar gruas 62 vjeçare dhe birit të saj 35 vjeçar se do t’u ndihmojë të marrin vizë më lehtë në Gjermani./Telegrafi/